Skender Kamberi iku, po s’na la…Lame Fandi

Lame Fandi

Skender Kamberi iku, po s’na la.. Po, se Skënder Kamberin askush nga ata që e njihnin mirë nuk e ka mendar kurrë të vdekshëm si gjithë njerëzit e tjerë. Sepse dhe ai vetë edhe kur te gjithë mendonin se i kishin mbetur vetëm dhe disa orë jete në spital, (para 15 vjetësh kur bashkë Nestor Jonuzin vajtëm në shtëpi ngaqë mësuam se ishte në rrezik të madh nga zemra, na thanë që e kshin marrë me urgjencë në spital.

Vajtëm pa vonesë atje dhe… ) Skënderin nuk e gjetëm. Infermierët na thanë se ai kishte hedhur batanijet tutje dhe ishte larguar pa i thënë gjë njeriu. U kthyem përsëri në shtëpi. Skënderi, që rrinte në divan, tundi kokën dhe duke qeshur na tha :”Ja fusin kot, unë s’kam gjë nga zemra!”

Dhe vitet qe erdhën pas ai i kaloi me punë e ritëm shkatërrues, po Skenderi as qe donte t’ia dinte. Madje na mësoi edhe ne shokëve që arti, arti si i tij ama, që të rrëmben te tërin, ta shton jetën. Shokët dhe miqtë i ka bërë si veten me këtë të vërtetë dhe dita e sotme tregoi se për ta ai është ende i gjallë. Dhe kështu do ta përfytyrojnë gjithnjë. Sa të shumtë janë dhe sa shumë kanë shkruar e po shkruajnë !

Nuk kam parë që për një humbje artisti , sado të shquar, të shprehin dhimbjen nëpërmjet facebook-ut kaq shumë njerëz . Dhe sa e sa të tjerëve, ashtu si dhe mua deri tani, nuk u bën dora të shkruajnë se ndruhen duke menduar që çdo gjë që të thuash pet të është pak. Familja e tij e di që na ka pranë dhe duke e ndier këtë afërsi e ngushëllim të natyrshëm me siguri beson si ne te gjithë që i pakrahasueshmi Skender Kamberi po pushon e ndrit në qiell si yll mes yjeve.