Judita Dedi

Sport i çuditshëm
Thonë gjuetia është loje e vërtetë,
me arme në dorë dhe mendje të qetë.
Por gara, në thelb, kërkon barazi…
këtu s’ka rregulla, veç pabesi.
Imagjino një dre me pushkë përballë…
dhe një gjuetar që fshihet, çalë-çalë…
A do quhej ende një akt pasionant?
Apo një betejë, një tmerr alarmant…
Deshire e çuditshme me sfide të padrejtë…
Ku fituesi ndrydhet nga forca e lehtë.
Po nëse do bertiste fort dhe viktima…
gjithë bota do dridhej nga ato thirrma..
Me sytë që lusin e zemrën që flet,
ai s’kërkon fitore, por veç një jetë.
Por derisa heshtja mbetet ligji i parë,
ky sport s’do jetë kurrë humanitar…
Ju di