Gezim Llojdia

1.
Kur në agimet e historisë Lojërat Olimpike ndiznin flakën e garës në tokat fqinje, amantasit ishin aty jo si spektatorë, por si pjesëmarrës dinjitozë. Prania e tyre në ato arena të shenjta flet për një popull që kishte kultivuar trupin dhe mendjen, për njerëz me kulturë, disiplinë dhe shpirt gare. Në zemër të maleve të Ballkanit, stadiumi i Amantisë qëndron ende si gur i heshtur, por me zë të fortë dëshmie.
Ky fakt është çelësi që hap një portë të madhe kohe. Amantasit kishin hyrë në Evropë herët, shumë herët atëherë kur në këto troje fqinjët veriorë ende nuk kishin ardhur, kur historia e tyre ishte ende në pritje. Ata ishin pjesë e qytetërimit evropian në një epokë kur të tjerët shtegtonin stepave të largëta ose nuk kishin lindur ende si emër në kujtesën e kohës.
Amantasit nuk ndërtuan vetëm mure dhe rrugë. Ata ndërtuan një mënyrë jetese. Stadiumi i tyre nuk ishte thjesht një hapësirë guri, por një tempull i trupit dhe shpirtit, ku forca mathej me nderin dhe gara me qytetarinë. Aty, mes maleve, sporti u bë gjuhë e qytetërimit dhe Amantia një zë i hershëm i Evropës.
Në malet e Ballkanit, atje ku retë prekin shpatet dhe era flet me zërin e shekujve, shtrihet një stadium i vetëm. I rrallë si një kujtim i mbijetuar, ai nuk u ndërtua për t’u fshehur, por për të sfiduar kohën. Njëqind hapa poshtë fortesës së Amantisë, ai hapet si një plagë e bukur në trupin e malit një hapësirë ku njeriu matet me vetveten.Në 580 metra mbi det, pak më poshtë majës që prek 680, sporti mori formë guri. Këtu, lartësia nuk ishte pengesë, por bekim. Ajri i hollë i maleve e bënte frymën më të rëndë, ndërsa garën më të drejtë. Stadiumi, i gjatë e i ngushtë, u shtri si një vijë e drejtë mes qiellit dhe tokës, duke i ftuar trupat të vraponin drejt pavdekësisë.Në këtë arenë nuk kishte vetëm vrap, shtizë, boks apo disk. Kishte rit. Kishte përballje me veten. Kishte një popull që besonte se forca nuk ishte dhunë, por harmoni se trupi ishte tempull dhe gara, lutje. Katër mijë shikime ngriheshin mbi 17 radhë shkallësh, ndërsa gurët e ftohtë ruanin zërat, thirrjet, frymëmarrjen e përbashkët.
Mbishkrimet flasin për vitin 300 para Krishtit, por heshtja flet për më shumë. Stadiumi jetoi deri në prag të erës së re, rreth viteve 30 pas Krishtit, si një urë mes botëve. Në shekujt III-II para erës sonë, kur kultura fizike u bë krenari qytetare, Amantia ngriti gurët e saj më fisnikë – jo për luftë, por për garë.Pista e gjatë 184.8 metra, e gjerë 12.25, ruhet ende si një damar i hapur kohe. Në njërën anë, 17 radhë shkallësh; në tjetrën, 8 radhë guri gëlqeror. Asgjë nuk është e tepërt. Gjithçka është masë, ekuilibër, mendim i kthyer në arkitekturë.
Dhe kur në vitin 1873, në faqen 871 të një libri të heshtur shkencor, Izomberi shkroi për zbulimin e stadiumit në kodrën e Plocës, ai nuk e dinte se po zgjonte një kujtesë të fjetur. Që atëherë, stadiumi nuk është më vetëm gur.. Është dëshmi. Është kujtimi i një Evrope që lindi edhe këtu, mes maleve, ku sporti ishte poezi dhe guri histori.
2.
Ky stadium është i vetmi i këtij lloji –një mrekulli e rrallë që ngrihet në malet e Ballkanit dhe, pa frikë, në gjithë Evropën. I fshehur mes lartësive, ai shtrihet njëqind metra në juglindje të fortesës kryesore, si një hapësirë e shenjtë ku historia ka zgjedhur të pushojë.I gjatë 55 metra dhe i gjerë 12.5 metra, stadiumi qëndron në një lartësi prej 580 metrash mbi nivelin e detit, pak më poshtë pikës më të lartë të Amantisë që arrin 680 metra. Këtu, mes ajrit të hollë dhe heshtjes së maleve, gërmimet arkeologjike kanë zbuluar se ai ishte një nga monumentet kryesore të qytetit – një zemër që rrihte për sportin dhe qytetarinë.
Në këtë arenë zhvilloheshin gara vrapimi, hedhje shtize, boks, hedhje disku dhe prova të tjera force e shkathtësie. Stadiumi kishte 17 radhë shkallësh dhe mund të priste rreth 4 000 spektatorë, të cilët ndiqnin garat jo thjesht si argëtim, por si festë të trupit dhe shpirtit.
Mbishkrimet e gjetura në muret e tij tregojnë se ndërtimi i stadiumit i përket vitit 300 para Krishtit dhe se ai funksionoi deri rreth viteve 30 pas Krishtit. Në shekujt III-II p.e.s., kultura fizike përjetoi një lulëzim të veçantë, dhe pikërisht në këtë kohë u ndërtuan vepra monumentale që e ngritën sportin në nivel qytetërimi.Stadiumi i Amantisë, me formën e tij tipike antike, ruan një pistë prej 184.8 metrash të gjatë dhe 12.25 metrash të gjerë, e cila ka mbërritur deri në ditët tona në gjendje të admirueshme. Në njërën anë ngrihen 17 radhë shkallësh, ndërsa në anën tjetër 8 radhë të ndërtuara me blloqe guri gëlqeror gurë që ende mbajnë gjurmët e hapave, britmave dhe duartrokitjeve të lashta.Që nga viti 1873, kur studiuesi Izomber, në itinerarin e deshifruar të historisë së arkeologjisë së Orientit, përshkroi në faqen 871 zbulimin e stadiumit antik në kodrën e fshatit Plocë, ky monument ka dalë nga heshtja e shekujve për të folur sërish – si dëshmi e një qytetërimi që e shihte sportin si art dhe jetën si garë fisnike.
3.
Hënia e Izamberit, pikërisht në shekullin e nëntëmbëdhjetë, qe trokitja e parë në dyert e këtij monumenti antik. Një trokitje e butë, por këmbëngulëse, që zgjonte nga gjumi shekullor një kujtesë të gdhendur në gur. Ajo la gjurmë brezash në historinë e qytetërimit ilir, lart në kodrën e Plocës, aty ku heshtja ka qenë gjithmonë më e fortë se fjala.
4.
U deshën afro shtatëdhjetë a tetëdhjetë vjet që arkeologët shqiptarë të ndërmerrnin udhëtimin e tyre përgjatë luginës së Vjosës. Ishte një udhëtim jo vetëm në hapësirë, por në kohë. Ata provuan se “stomaku i kodrës” nuk e kishte tretur gjithçka. Megjithë mjegullat, megjithë largësitë, megjithë mijëvjeçarin që kishte kaluar mbi ekzistencën e tij, diçka kishte mbetur. Dhe ajo diçka priste të fliste.
Rrënojat e stadiumit antik të Amantisë u gjetën në pragun e sotëm të parkut arkeologjik, në një vend që mban një emër të thjeshtë e popullor “Gropa e Kovaçit”. Si të donte vetë toponimia të tregonte se aty ishte farkëtuar jo hekuri, por qytetërimi.
Shekujt III-II para erës sonë shënuan një lulëzim të veçantë të kulturës fizike. Trupi u bë gjuhë. Lëvizja u bë identitet. Dhe Amantia nuk mbeti jashtë këtij ritmi të madh mesdhetar. Studiuesit flasin për sportin, por faktet flasin më shumë: për një qytet që e kishte kuptuar se forca pa mendim është bosh, ndërsa gara pa kulturë ishte e verbër.
Një statujë e vogël, e gjymtuar, por e pathyer, e përfaqëson këtë ide. Një boksier ilir, me mungesë në kyçin e djathtë dhe në këmbën e majtë, por me shpirt të plotë. Nuk është bukuria ajo që e bën të pavdekshme figurën, por qëllimi. Siç shkruan N. Vlora:
“Muskujt e zhvilluar, shikimi i mprehtë, trupi i gatshëm për mësymje, i japin kësaj trupore fuqinë komunikuese. Vetëm kështu arti arrin bukurinë e përsosur.”Një trup prej bronzi i shekullit IV para Krishtit, që flet ende.
Fotografitë dhe dëshmitë sjellin pamjen e përgjithshme të stadiumit të Amantisë, një hapësirë ku arti, sporti dhe qytetaria u bënë një.. Figura atletësh që dikur ruheshin edhe në muzeun e Amantisë një muze i shkatërruar nga koha e trazirave, ku dhjetëra objekte u zhdukën pa gjurmë. Fati i tyre mbetet i panjohur: ndoshta sot zbukurojnë muzetë e vendeve fqinje, si trofe të heshtura të një harrese kolektive.
Stadiumi kishte një kapacitet prej tre deri në katër mijë spektatorësh. Një shifër që nuk ndryshon shumë nga stadiumet e kohëve moderne. Sepse ne, në thelb, nuk kemi shpikur asgjë të re vetëm kemi harruar se dikur e kishim. Ky stadium ishte monumenti i parë, pika e parë e takimit të vizitorit me botën e Amantisë, një portë hyrëse në qytetërimin.Dhe ende sot, mes maleve, stadiumi pret. Jo për garë, por për kujtesë.
5. Kartela
Emri: Stadiumi i lashtë i Amantias
Adresa: Plloçë, Vlorë, Shqipëri
Koordinatat gjeografike N / E: 40°22’ / 19°40’
Kodi i IMK (Arkivi): 1865
Data: Shek. III para Krishtit
Kategoria: Monument i kategorisë së parë
Përdorimi aktual: për sport
Prona: Shteti
Shpallja: 1948
Bibliografia: Skënder Anamali, Iliria II
Nën akropolin e qytetit antik të Amantias, në lindje, jashtë mureve të tij, gjendet stadiumi, koha e ndërtimit të të cilit i përket mesit të shekullit të tretë para Krishtit, një monument i kulturës unike në territorin shqiptar. Forma e tij përshkruan shkronjën U, me palë të gjata: ana perëndimore arrin 54.50 m, ndërsa ajo lindore 46.50 m.
Qëndrimet e stadiumit janë zbuluar plotësisht pas gërmimeve të vitit 1956 nga arkeologu Skënder Anamali. Në pjesën perëndimore ndodhen 17 rreshta shkallësh prej guri, të mbështetura në shpatin natyror, ndërsa në anën lindore ka vetëm 8 rreshta, numër i kufizuar për shkak të terrenit. Mbështetja është ndërtuar mbi një depo artificiale përgjatë gjithë gjatësisë së anës lindore, një realitet që mund të ketë ardhur si pasojë e fundosjes së blloqeve prej guri në pjesën jugore të kësaj ane.
Materiali ndërtimor përbëhet nga konglomerat gëlqeror, i nxjerrë nga fletët shkëmbore në afërsi të zonës së Plloçës. Cilësia e tij është e dobët, gjë që ka shkaktuar humbjen e stabilitetit të disa blloqeve. Stadiumi është veçanërisht i rëndësishëm për ekzistencën e disa mbishkrimeve me emra njerëzish, të dallueshme kryesisht në qendrën e qëndrimeve me numrat 11 dhe 13 në anën perëndimore.Në fillim të pistës ndodhen tre blloqe guri, të cilat kanë shërbyer si pozicione nisjeje për atletët që merrnin pjesë në gara.
Sot, stadiumi i Amantisë nuk pret më thirrjen e garës, por vështrimin e kujtesës.. Çdo hap mbi këtë tokë është një dialog me kohën, një rikthim i heshtur te njeriu që vraponte. Mes maleve, aty ku historia zgjodhi të mos largohej, stadiumi mbetet në këmbë si një kujtesë se qytetërimi.