Të çmendurit e jetës-Valbona Hoti 

Të çmendurit e jetës

Kërkoj njerëz pa probleme,

që t’i çmend me problemet e mia.

Se ndoshta vetëm ata që s’kanë plagë,

dinë të qeshin me plagët e të tjerëve.

Unë s’jam perfekte , jam stuhi në trup njeriu,

me plagë që flasin, me zemër që digjet e ringjallet.

Po dua pranë vetes shpirtra që nuk ikin,

kur filloj të rrëfej dhimbjen time si rrufe në verë.

S’e dua më as qetësinë boshe,

as njerëzit që shtiren se s’digjen.

Dua ata që kuptojnë pa pyetur,

që s’kanë frikë nga trazirat e shpirtit tim.

Sepse, në fund,

njeriu që s’ka pasur kurrë stuhi,

s’mund ta vlerësojë kurrë diellin pas saj.