Të jesh, a të mos jesh Shekspiri!…Evis Kotte

Evis Kotte

William Shakespeare ( Shekspiri), ishte një dramaturg dhe poet anglez, i konsideruar shkrimtari më i rëndësishëm dhe popullor anglez. I quajtur dhe ” Mjelma e Avonit”, qyteti ku lindi dhe jetoi deri në fund të jetës.

Në Shqipëri Shekspiri ka ardhur vonë, falë Fan Nolit.

 Shekspirologu më i madh për shqiptarët, përkthyes i kryeveprave Shekspiriane, dhe mbrojtësi i Shekspirit, pasi autorësia mbi veprat e tij u vu në dyshim.

Janë hedhur hipoteza se  Erli i 17 i Oksfordit mund të ishte autori i vërtetë, i cili shkruante me pseudonimin speak- shaker, fjalë e ngjashme me Shakespeare.

Veprat e Shekspirit janë menduar të jenë shkruar dhe nga autorë të tjerë, të cilët ishin të mirëarsimuar dhe zotëronin intelektin e nevojshëm për të shkruar vepra të një niveli të tillë, duke argumentuar si një fakt që Shekspiri nuk lindi i pasur por shkruante me detaje për aristokracinë.

Megjithatë studiues dhe historianë i hedhin poshtë të gjitha duke argumentuar se Shekspiri është autori i vërtetë pasi në veprat e tij është i shkruar emri i tij dhe do duhej një numër i madh dëshmish për ta hedhur poshtë këtë fakt.