Ti nuk e njeh një grua!Shire Dhima

Ti nuk e njeh një grua!
Ti nuk e njeh një grua !
Nën qeshjen e saj ,sa kupa hidhërimi ka pirë
Ndjesitë i rrëshqasin ,si njeriu pa faj
Ti nuk e di se cila ndjesi do ndizet në ërresirë.
Ti nuk e njeh një grua
As kur lotët rrëshqasin si perla
Brënda saj qarkullojnë pafund botët
Ti nuk e di cila botë do të pres tek dera.


Ti nuk e njeh një grua
As kur të sheh me dyqind sy
Sa herë mendimet i shkumon në krua
Mijëra mendime drejtohen tek ty.


Ti nuk e njeh një grua
Brënda saj mban hënën qiellore
Ylbere pafund ,brënda saj lidhin sa Ura
Ti nuk e di cilin ylber do të sjellin për dore.
Ti do t'a njohesh një grua
Kur të lahesh në dushin e shpirtit të saj
Në qiellin e saj të ngrihesh si dragua

Kur dashuria t'lulëzoj si në maj.