Tre poet nga Progonati-Vladimir Danaj-Veis Abazi-Mustafa Xhufi 

Këtë faqe ja kushtojmë poetëve të Progonatit -Tepelenë


" O ylli bukur mbi det "-Nga Vladimir Danaj


____________________

E mira të prita mbrëm ,
Zemëro , hajde vet ,
O ylli bukur mbi det ,
Më jep një puthje më jep ,

______________________

Hënë ma ndimo të zbres ,
Zemëro , hajde vet ,
O ylli bukur mbi det ,
Më jep një puthje më jep .

_______________________

Te shkëmbi që loz me retë ,
Zemëro , hajde vet ,
O ylli bukur mbi det ,
Më jep një puthje më jep .

_______________________

Do dalë në pritë ta presë ,
Zemëro , hajde vet ,
O ylli bukur mbi det ,
Më jep një puthje më jep .

_______________________

Eja mos na nxirr sekret ,
Zemëro , hajde vet ,
O ylli bukur mbi det ,
Më jep një puthje më jep .

_______________________

Ç'të kam bër lule me vesë ,
Zemëro , hajde vet ,
O ylli bukur mbi det ,
Më jep një puthje më jep ,.

____________________

Vladimir Danaj 26.10.2025

( të drejtat e plota të autorit )* Ndalohet me ligjë kopjimi i tekstit *( E drejta e Auto Dia ΑΥΤΟΔΙΑΧΕΕΙΠΙΣΗ )

………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Botë ziliqare- Nga Veis Abazi



Botë ziliqare

Prandaj përhap fjalë

1

Si statujë mermeri
Më qëndron te porta,
Aman ik, mor djalë,
Se do flasi bota.

2

Ç’ka kjo botë mizore,
Që merret me fjalë,
Pse nuk i lë njerëzit
Në hallet që kanë?

3

Ik, mor gjeçe belanë,
Mos qëndro në shkallë,
Se bota të qeshën,
Tē quajnë të marrë.

4

Jo, unë nuk largohem,
Fjalën pa të marrë,
Pranoj të më qeshën,
Por jo të më qajnë.
Është botë ziliqare,
Prandaj përhap fjalë

……………………………………………………………………………………………………………………

Gjalmë zezat, ku kanë shkuar? Nga Mustafa Xhufi 

Gjalmë zezat, ku kanë shkuar?

***********

Gjalmë zezat, ku kanë shkuar?
Dje në luftë, na dhuruan,
Trima që se njohën frikën
Me armiqtë, u kacafytën.

Lindën djem, si shkrep rrufeja.

Të vendosur në beteja,
As gjakun, nuk e kursyen,
Për atëdheun, u flijuan.

Shumë vite, kanë kaluar,

Shoqëria ka ndryshuar,
Interesi, ka triumfuar,
Kusarët, na kanë mbuluar.

Me keqardhje, kostatojmë

Djemtë tanë prekurorë,
Çekiçin, që mbajnë në dorë,
Shume here e shpërdorojnë.

Besimin, e popullit kanë,

Shpresa, e vetëme, ata janë
Të çlirojnë, ata vatanë
Nga këta, zullumqarë.

Dyzet vjet demokraci

Se ç'po ndoth, asnjë se di
Të gjithë, vjedhin pasuri,
Dolën agallarët e rinjë

Edhe drejtësia, e re,

Anës, Plagës, po i vjen,
Nuk, dalin ballë për ballë
Nuk e dimë, si e kanë hallë.?

Ata që vranë e prenë,

Ata, që shpresën e vranë,
Ata që kombin e ndanë,
Ata, që vëndin e thanë.

Ata që bënë kasaphanë

Ata që shafrrosnën fshanë ,
Ata që gjakosën bulevardë,
Ata që shitën vatanë.

Ata që dhanë tokë e dete.
Për karrike, e rrushfete,
Ata që ndihmuan Slllobodanë,
Që ç'farrosi, vëllezrit tanë.

Në drejtim të vëndit janë.
Vërtiten, nëpër Tiranë,
As një gjëmbë nuk kanë marrë
Shajnë, dhe frikë nuk kanë

Pandaj ju, o prekuror,
Trima, bëjuni dhe luftoni,
Historinë pasuroni,
Atëdheun tonë, ta shpëtoni.