Triptik Nëntori-Kujtim N. Mullai

TRIPTIK NËNTORI ***

– A –

FlLAMURI ynë!

Sa herë të shohim TY,

Kujtojmë historinë;

Sepse,kjo fushë e kuqe

me SHQIPONJË,

Ka brenda SHQIPËRINË!

– B –

Pas dhjetra e qindra vjet,

Gjetën arkeologët,

nën gërmadha,

një skelet…

Në çastin kur u vra,

Bedena e kështjellës,

Si jorgan, mbi TË ra!

Dhe ec ndër shekuj

jehona e saj:

” O biri im, luftëtar!

Përjetë,

në gji do ju mbaj,

Thesar mbi thesar!

– C –

Këshillë,

që s’e tret dheu,

nga SKËNDERBEU:

“Ndeshjet me Ballabanë,

Apo me nip Hamzanë,

Më të vështira janë,

Nga lufta me Sulltanë.

…Armiku i shtëpisë,

Të di dhe hatullat e çatisë!”

26 nëntor 2025