Triptiku i ditëlindjes- Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: " TRIPTIKËT "
* * *
TRIPTIKU I DITËLINDJES
- A -
Po lodhem kot,
Fjalët për urim,
S'po i gjej dot...
Të lutem, më ndihmo:
Këmbejmë zemrat nëse do;
Kështu, do t'marrësh sot urime,
Direkt, nga zemra ime!
- B -
E dashur!
GËZUAR DITËLINDJEN!...
Me të drejtë,
Borxh do t'i jem kësaj dite,
Që të solli,TY, në jetë,
Pa qënë nevoja,
Si ADAMI EVËN nga brinja,
T'ju nxirrja vetë!
- C -
Sot,
Pas festës TËNDE të DITËLINDJES,
Për ne, një VIT I RI, ka nisë!
Le të betohemi, e dashur:
Çdo çasti, të këtij viti,
T'i vemë vulën tonë të DASHURISË!
* * *
TRIPTIKU I MIRËNJOHJES
- A -
O grua!
Askush në botë, si TI,
DASHURINË, nuk e mbron!
Për TË, nat' e ditë,
Pa bujë, pa frikë,
Edhe vdekjen sfidon!
- B -
Burri, i troket dashurisë,
Vetëm kur ka uri.
Gruaja, sofër e shtruar,
Gjithë jetën rri...
Po kush ja di?!
- C -
Po luftove për të fituar dashurinë,
Siç lufton për të fituar pasurinë,
Vërtet mund të mburesh si pronar,
Por dashurinë e sheh si një mall,
qoftë ky ar.
Shpejt a vonë,
me dhimbje,
do zbulosh:
Zemrën ke bosh!
4 shkurt 2026