Trungu i familjes Kurteshi burim i pashterrshëm i historisë sonë kombëtare-Shkruar nga Sami Arifi

Shkruar nga Sami Arifi

Familja Kurteshi në Gjilan të ardhur nga fshati Pozheran, komuna e Vitisë, ishin vatërë e pashuar e dijes, qëndresës dhe sakrificës në kohët më të mundimshme dhe më të errëta të historisë sonë shqiptare.

Shkruan: Sami ARIFI

Qëndresa brez pas brezi e familjes Kurteshi, ndaj okupatorëve në trojet shqiptare nuk u shua asnjëherë në trungun familjar të tyre, duke ruajtur qenjen shqiptare që nga Kurtesh Kurtrshi i cili ishte luftëtar i shquar në „Grykën e Kaçanikut“ në vitin 1910. Ai u dënua me burg të rëndë nga „Yrfia“ (Koshient kuptimi) të Shefqet Tërgut Pashës, por pas një kohe nga trusnia e udhëheqjes shqipatarë: Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe krerëve të lartë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (LKSH) ai u lirua nga burgu. Gjithashtu edhe Mulla Idriz Kurteshi në istikamin e Sojevës ra dëshmor në vitin 1912-të në luftën kundër ushtrisë serbe. Hamdi Kurteshi ishte luftëtar i denjë në luftën e Kaçanikut në vitin 1910, si dhe veprimtar i shquar i mbrojtjes së atdheut në vitin 1944, ai ishte njëri  ndër komandantët e njohur, në mbrojtjen e kufirit lindor të Shqipërisë etnike, në Luftën e Velegllavës më 26 qershor të viti 1944, në Luftën e Kikës më 26 korrik të vitit 1944 si dhe në Luftën te Guri i Zi. Hamdi Kurteshin e burgosin serbo-çetnikët partizanë në Gjilan, në vitin 1945, për ta ekzekutuar, por në saje të intervenimit të Rifat Berishës dhe Hasan Dynxherit, ai u lirua nga burgu i Gjilanit bashkë me nëntë pozheranas të tjerë.

Këta kishin një udhëtim të gjatë të përkushtimit për lirinë e atdheut. Misioni i tyre vazhdojë i pandalur me Mehmet Kurteshin, i cili dha kontribut të madh shumëdimensional për çështjen kombëtare, posaçërishtë në fushën e arsimit dhe edukimit të të rinjve në frymën kombëtare. Rexhep Kurteshin, i dënuar nga okupatori serbo-jugosllav si veprimtar i Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së).

Në kuadër të traditës kombëtare qëndroi edhe heroi Muharrem Kurteshi i cili ishte adhetar, intelektual dhe politikan i përkushtuar i kauzës së madhe kombëtare.

Në këtë kapitull të veçantë të historisë sonë kombëtare hyn edhe Besim Kurteshi, pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968 për avansimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve, më vonë ky ishte kontribues i madh në arsimimin dhe në edukimin e gjeneratave të reja.

I pathyer i cili qëndrojë përball furtunave të okupatorit nga trungu i kësaj familje ishte, Ismajl Kurteshin, i cili mbrojti çështjen kombëtare shqiptare dhe të vërtetën pavarësisht pasojave që ishin mbi te.

Familja Kurteshi gjithmonë i dha krah të vërtetës, drejtësisë dhe ishte gjithmonë në dihmesën e të varfërëve. Nga trungu i familjes Kurteshi vjen veprimtari i dëshmuar me tradita të dendura kombëtare, Sami Kurteshi, ish i burgosur politik si dëshmi e përplasjes kundër sistemit shtypës shtetëror serbo-jugosllav ndaj shqiptarëve. Sami Kurteshi dënohet me 9-të vite burg të rëndë në Beograd, i cili bëri, përkundër torturave barbare, qëndresë të pathyer, jo për intres personal por për atë kolektiv të çështjes kombëtare shqiptare. Sami Kurteshi, ishte bashkëveprues me Zijah Shemsiun e shumë të tjerë, i cili ngreh çështjen kombëtare në rrafshin vertikal në historinë e rezistencës kombëtare…

Familja Kurteshi shikohet, nga populli, me kontribute të veçanta, simbol i shtresës së gjerë shqiptare, prandaj historia e familjes Kurteshi është burim i pashterrshëm i historisë sonë kombëtare.