Unë jam e lirë dhe dinjitetin tim nuk e shes për asnjë çmim-Emi Krosi 

Para ca ditësh në inboksin tim debatoj me një “mik” ( nuk dua ti bëj publikë mesazhet për arsye like-sh, sepse kundërshtarët e mi, për arsye etike, nuk dua ti dekonspiroj përderisa më kanë shkruar privat), më tha ose më kritikoj pse kam thënë se arti/kultura/letërsia është një piramidë e pistë korruksioni interesash privatë ose më mirë, të një grupi, që me paret tona “gjoja si sponsor” botojnë ca miq dhe përkthejnë po vetëm ca miq. Për çmime nuk ia vlen. Se janë të shitura.

Madje dhe ish- shkrimtarë vrasës i dekorojnë apo dhe të vdekurit i ngjallin, që të marrin ca para kukullat që drejtojnë dikasteret e artit, madje turmat eksituese të koncerteve në sheshin “Skënderbej” kanë heshtur ca kohë, se organizatori i ” i spektakleve tallava” që kënaqte miletin, tani është me pushime dimërore, se ka rënë nga vakti.

Por, librat janë akoma qoka, që i organizojnë -ish komunistët më të thekur me ca shoqata fantazëm, ku libri është vetëm suvenir dhe nëpër salla promovimesh, vjellim nga thartira e “çorbës së prishur”. Unë deklaroj publikisht, se nuk shkoj në asnjë promovim apo takim poetik, nëse ftesa nuk është private dhe gjithashtu do ta mendoj. Sepse, të kontriubosh për ca emra që e “quajnë veten të rëndësishëm” duke ftuar emra “të mëdhenj” që librat e tyre as i kanë lexuar kurrë , vetëm për dukje, me fjalë të bukura dhe unë aty, si duartrokitëse, më duket supërtallje.

Nëse një ditë do trokasin në derën time, misioni im për ato/ata ka mbaruar.

Koha ime ndaloj.

Unë jam e lirë dhe dinjitetin tim nuk e shes për asnjë çmim.

Fundjavë të mbarë miq!

shënim: ( ju lutem ju që keni mundësi të nomimoni emrat e njeriut të vitit, jo vetëm ato që marrin çmime çdo vit, apo ata/ato që bërtasin dhe ulërasin si “misionarë socialë”, por ka të tjerë që heshtin por zërin e shoqërisë së shtypur shqiptare e çojmë shumë po shumë larg).

©Copyright EMI KROSI.