Marjol Ago

Vajza e ëndrrës ![]()
Netëve më duket sikur
jam një qytetar i Romës së lashtë
,
e kur flej në tokë mbi pluhur,
më duket vetja si Bej në kashtë
.
Veshur e ngjeshur, se bën ftohtë
,
Ne kadhdrem gjumi s’të merr lehtë;
shumë e zhurmshme rruga në këtë botë
,
Ama, në gjumë s’ndihem kurrë vetë.
Sepse në një ëndërr të vjetër
,
kur vrapoj nëpër ato sokake,
aty shoh një botë tjetër,
ku më ndjek mbrapa një Romake.
Më ndjek, por asnjëherë s’më arrin;
s’e di pse kjo romake e lashtë
.
E kur mëngjesi i ftohtë mbërrin
,
do më kishte kapur, nëse kishte dashtë.
E unë zgjohem kuturu,
në rrugën ku ngrijnë jargët
,
në botën moderne nga këtu,
e Roma e lashtë duket e largët.