Vallzoj me vitet e mia…!Eduart Veli

VALLZOJ ME VITET E MIA…!
(Ja dedikoj vetes,për ditëlindjen time!)

Të vallëzosh me vitet,e keni provuar ?
Ti marrësh hopa,në krahë,në futurim !
Me vitet e mia,marrëzisht i dashuruar..
Asnjëherë,nuk u lodha,në këtë udhëtim!

Vetë Zoti,pa e ditur e bëri mrekullinë…
Linda,në Ekujnoksin e parë të pranverës..
Linda në një ditë,me miken time,poezinë…
U përkunda në djepin e sajë dhe të erës!

Nëna vallzonte me mua,si mbretëreshë!
Ohoo,këndonte si gjeraqinë,si Bubulinë..
Dëgjonin e duartrokisnin,zogj e shpesë ..
Ajo,mbante erë Manxurane e trëndelinë!

Mbreti im,babai, me rriti,rrugëve të malit..
rrugët,më tërhoqën nga kaçulla,përpjetë..
Flisnin rrugët me Zotin:”Jepni jetë ,djalit “!
mes maleve,furtunave, u burrërova vërtetë!

Një zanë e pulbardhë,rend viteve me mua
Brenda zemrës time,në vena dhe kapilarë .
Pagëzuar nga Zoti,me emrin hyjënor”grua”
Viteve,u dashuruam si të çmendur,të marrë!

Katër Shtozovalle,na ndjekin thua më thua..
Katër burime, e mbushin përlotë ,një lumë…
Lumë drite ,që unë viteve ,sa shumë e dua..!
Në çdo ëndërr të zemrave,roje jam veç unë!

Jeta,ka dallgë,lumi shpesh dhe i rrëmbyer .
Ndoshta u rrëzova,por u ngrita në këmbë.!
Vitet në mjaltin e shpirtit tim ,kisha ngjyer..
Të keqen dërrmova,me grushta e dhëmbë !

Në këtë përvjetor,si Zgalemi do fluturoja..
Por,krahët e fuqishëm,një tërmet mi theu..
Ka dy vjet e ca,më iku zëri e mu tha goja..
Me të zezën ngjyrë, zemrën e pragjet i leu !

Një ëngjëll,natën erdhi tek shtrati,tek koka
Më përkëdheli flokët e ca rrudha në ballë..
Gëzuar ditëlindjen gjyshi, të rrosh sa Toka.!
Jam në çdo hap tuajin gjyshi im ,jam gjallë!