
Vargjet e ”korifejve” të tallavas.. !?
O vargje që u shkruat në mjerim,
s'kamje e trishtim ,
Kush ju mori e u degdisi honeve
të errëta,
të harresës,
kush erë e fandaksur ju përplasi tutje,
në mugëtirë..
duke ju shkrirë ngadalë,
si pikat e vogla
të vesës .
Kush vallë ju mbështolli me
‘parajsën’
e kohës së vjetër,
që të mos ju dëgjonin emisarët
e ‘dritës’
të kalifatit të ri,
ju hoqën nga ‘qerbelaja’, ku po ngrihej
një botë tjetër..
pas vdekjes së ”profetit”, që ‘luftonte’
me hordhi !..
Në poltrone t’ kohëve u ulët bashkë
me ‘poetët’ ..
Në grigjën e djallit,
ritualeve t’gjakut të derdhur ..
Në prehër ”kalifatesh”
predikuat
pas Muhametit ..
psalme, nga vargje ‘eunukësh’,
të tredhur !
Kush vallë ju lexoj kohëve pa dritë,
nën pishtarë,
kur Muhamedi ‘vdiq’,
rrethuar me Haxhi e djaj bashkë,
Ju vargje krenarie
që u shkruat nën shpat e zjarrë ..
u shkritë
në luftën e dy kalifatëve,
të ‘zinj’
dhe të ‘bardhë’ !..
‘Kalifi’ i ri me dajre e këngë
tallavaje orientale ..
ju zëvëndësojë me të tjerë ‘penëtarë’
në podiume,
thuri të tjera vargje për këngë që shoqëruan valle..
duke demostruar ‘ parajsën ‘
plot delir
nëpër stadiume !
Nuk ka ‘patur’ Shqipëria poet
e vargje më parë ..
as aktorë,
e “korifej” të artit kombëtarë,
sot po ‘himnizohet’ tallavaja
si kolonën zanore ..
e kësaj jete të ‘bukur’
që ligjëron vallja popullore !..
O Shqipëria ime,
qelbur me erëra të ‘kalifit’
Jezid i Parë..
harrove vargjet e korifejve që mjekonin plagët e mëdha,
sotë po qelbesh nga era e
shurraqëve me para..
që i këndojnë 'kalifit',
për mjerimin e mëndjes,
me tallava !
@Tomi Buzi .
Albania .