Rubjana Nika

Vargu yt gdhendur në përjetësi
Jetëshkurtër,fjalëëmbël,
mallpashuar ,atdhetar,
porsi flaka e qiririt,
i pashuar ndrite si fanar.
Larg mërguar,zemërplasur,
sa dashuri more me vete,
në mërgim nuk u harrove,
Shqipëtar përjetë mbete.
Në shpirt flakën e qiririt,
ndezur mbajte për Atdhe,
nëpër maja,nëpër gërxhe,
mendjen ,zemrën atje le.
Vargu yt gdhendur përjetë,
në memorien popullore,
sa i thjeshtë,aq i ëmbël,
në kujtesë një përmendore.
Të lindet njeriu
Të lindet njeriu,
thosh dikur Migjeni,
Migjeni,që fjalët aq bukur i gjeti,
Migjeni që vargun aq bukur
e thuri,
aq bukur ,
sa dhimbjen e ndjeu dhe guri.
Të lindet njeriu,
sa lindje e vështirë,
aq sa dhimbjen dhe natyra e ndjen,
një lindje e gjatë
që akoma vazhdon,
fundin askush,akoma s’po ia gjen.
Të lindet njeriu,
kur vallë,kur?!
Një njeri,
me emrin njeri,
grua apo burrë.
Të lindet njeriu,
sa e dhimbshme,
këtë dhimbje të gjithë e ndiejmë,
burra,gra a fëmijë,
dhimbje
që dot s’e rrëfejmë.
Të lindet njeriu,
sa pritje e gjatë,
pritje,
që s’paska mbarim,
të gjithë në pritje,
ulur në stolat e kohës,
pritje e pafund,
gjer në amshim.
Të lindet njeriu,
gjithë njerëzimi pret,
në arenën e madhe botërore,
një lindje pa britma,
veç shpirti këlthet,
por lindja vazhdon prore.
Poetit të popullit(D.Agolli)
Ti pendëngjyer në nektare lulesh,
aromën e vargut
more nga dheu i tokës.
Ti fjalëshkëmb,sa bukur
thure strofën,
me poezi,përqark shëtite botën.
Ti bir i tokës,që ethshëm
i këndove,
me brumin e saj,vargun
e gatove,
si bujku me parmendë
e punonte arën,
fletët e bardha
me penë “i plugove”.
E mbolle farat e fjalës
së magjishme,
fjalë nga burimi i gurrës
popullore,
e vargun tënd
“e bluante “dhe fshatari,
edhe zyrtari,
në zyrat shtetërore.
Ti bir i popullit,
që bukur thure vargun,
që origjinën,
nuk e harrove kurrë,
plisin e tokës,
jestik për netët fëminore,
deri sa koha,
të bëri “goxha burrë”
Ti mjeshtër i fjalës,
fjalën kot s’e harxhove,
sa ledhatare,aq e pamëshirshme,
për nënën dhimbshëm
vargëzove me fjalë malli,
po dhe babain
e jetësove për kohët e lavdishme
Poet i popullit,
për popullin këndove,
elozhe “parisë”
s’i thure gjithë “lavdi”,
ato pak vargje
që “partisë”ia kushtove,
në mendje kishe
veç nënën Shqipëri.
Poet dykohësh,
dy kohëve u këndove,
atyre që vendin e deshën
gjith përkushtim,
sa hidhur pendën
në” helm “e ngjyve bindshëm,
për ata që atdheun,
kandisën në “mjerim”.
Poet i dashur,
për popullin e parinë,
kohët të deshën,
siç i deshe edhe ti,
i thure bukur vargjet dritë e shije,
vargje që ta skalitën
emrin në përjetësi.
Heu bre Fishtë
Heu bre Fishtë të qofsha falë,
farës së ligë,bojën ia nxore,
por dot nuk u shkul me farë,
dot prej tokës nuk e shporre.
Heu bre Fishtë,bre fjalëplumb,
që shpon zemra tejpërtej,
në farë të keqe u humb,
n’zhguall breshke bre ka ngel.
Heu bre Fishtë,bre burrë kuvendi,
çohu prej vorri dhe njiherë,
ktheje fjalën në gjyle topi,
farën e ligë,hidhe në erë.
Heu bre Fishtë fjalëgoditur,
fara e hithrës nuk shfaroset,
vitet ikin,kohët ndryshojnë,
hithra djeg,shtohet,nuk soset.
Heu bre Fishtë ,mjeshtër i vargut,
fole mjaft”,barkun e hape”,
porse farën e mallkue,
dot prej fyti nuk e kape.
Me ia marr atë frymë të qelbun,
që të mbyt e të ngjall krupën,
me pastru vendin e shqipeve,
me helm me ua mbush kupën.
Heu bre Fishtë,bre burrë i rrallë,
burra si ti i duhen shqipes,
me u bë bashkë si varg gjerdan,
me shkul rrënjësh farën e hithrës.
Poezia pjesëmarrëse në edicionin e 8-të të Festivalit “Muza Budiane”
Përshëndes poetët matjanë të Klubit “P.Budi” ,si dhe të gjithë poetët shqipfolës në këtë muaj të Letërsisë.