

Nga Agim Lika
Krijimtaria poetike e Profesor Xheladin Subashit, në këtë vëllim poetik të ndarë në katër pjesë, përfaqëson një poezi me rrënjë të thella dhe me taban shoqëror, ndjeshmëri njerëzore dhe qëndrim të qartë etik ndaj atdheut, vendlindjes jetës, dashurisë dhe shoqërisë. Këto poezi shpalosin vlerat më të larata njerëzore, për të komunikuar drejtpërdrejtë me lexuesin, duke e vendosur poezinë në funksion të ndërtimit shpirtëror dhe ndërgjegjësimit njerëzor. Në poezitë e pjesës së parë autori shkruan: Sa je gjallë digju! Nëpër ato djegie, Lësho dritë e ngrohtësi!..
Pikërisht këtë ka bërë gjatë këtyre viteve me punën e tij të palodhur studjuesi dhe poeti i trevës Prezë-Vorë z Xheladin Subashi, ashtu siç shprehet në vargjet e mësipërme. Ai me punën e tij krijuese e studjuese i ka bërë shërbimin më të mirë vendlindjes së tij, duke u renditur kështu në panteonin e letërsisë dhe historisë kombëtare. Pjesa e parë e këtij vëllimi nis me poezinë “Atdhetarët” ja sa bukur shprehet poeti në vargjet e kësaj poezie” Nga trevat mbarëshqiptar varg erdhën Të mbushur dëng me zjarrin e dashurisë Dëshirën arbërore këtu derdhën Ushqim për shëndetin e Pavarësisë ë. Dashuria e autorit, për atdheun nuk është paraqitur as si pasion i vrullshëm as si përjetim kalimtar, por si një lidhje shpirtërore, besnikëri dhe përkushtim i plotë ndaj tij dhe që i ka shërbyer me të gjithë fuqinë e zemrës. Ja si shprehet poeti në piezinë: As ëndërr!…
Ëndërr shpesh kisha parë Për një shkollë të bukur që rrezatonte dritë Punova pareshtur, në djersë i tëri i larë Por kurrë s’arrita atë çka kam dashë e pritë. Sa bukur i këndon autor dashurisë së përjetshme, të profesionin e tij të mësuesit dhe drejtuesit të shkollës, që me aq pasion i’u përkushtua. Autori shpreh modestinë e tij, për arritjet në punë kur shprehet:
“Por kurrë s’arrita atë çka kam dash e prit”. Megjithatë për ne që e njohim Profesor Xheladinin, ai mbetet shembull i mësuesit dhe i drejtuesit model në të gjithë shkollat ku ai punoi, për këtë më mirë se kushdo flasin faktet konkrete, respekti që autori gëzon në mbarë trevën dhe më gjërë. Në poezinë “Manjaku i Historisë”, autori ia kushton vetes së tij këto vargje, se i tillë është me të vërtetë studiuesi dhe poeti ynë, i cili i’u përkushtua me mish dhe me shpirtë kësaj pune, duke zbardhur me fakte të vërteta për historinë e kësaj treve. Ai punoi fort me arkivin shtetëror, ku mori dokumente që i dhanë librave të tij vlera të pakontestueshme, ashtu siç shprehet autori në vargun e fundit: “I quan thesar, kamë pavdeksi” për ta sjellë më të plotë po e ilustrojnë me strofën e mëposhtme:
Një të dielën, një pasdreke Shfletoni fletë, vido fotografi Fjalët varg shkruar për çdo ngjarje I quan thesar, kanë pavdeksi. Një veçanti e dukshme e këtyre poezive është thjeshtësia e figuracionit, që në pamje të parë duket sikur e varfëron poezinë. Në këndvështrimin tim, figurat e thjeshta, nuk e varfërojnë poezinë, por e bëjnë atë më të sinqertë dhe më të besueshme. Hëna, Dielli, drita, të falësh ngrohtësi, gëzim e buzëqeshje janë figura klasike, por të përdorura me masë dhe funksion të qartë, duke ndërtuar një univers të pastër emocional. Dashuria për njerëzit nuk është e kushtëzuar nga perfeksioni, por nga pranimi, qëndrueshmëria dhe përjetësia e ndjenjës. Duke shfletuar me radhë poezitë e këtij vëllimi, kur lexova poezinë “Shokët”, u emocionova shumë, da bukur autorit sjellë në vargje të gjithë shokët e tij krijues duke filluar me Përparimin, Agimin Urimin, Minellën dhe Nikon.
Po ta ilustruar po i referohem strofës së fundit ku autori shprehet: Jam krenar me shokët që kam I kam zgjedhur më të mirë se vetja I ngrohtë ndihem kur mes tyre jam Ditët mes tyre janë më të bukurat kujtime. Autori e ka shprehur me vargje krenarinë dhe ngrohtësinë që ndjen kur është me miqtë e tij krijues, duke i cilësuar se këto janë më të bukurat kujtime në jetën e tij.a Tematikat e poezive të kësaj pjesa janë të larmishme ashtu siç janë dhe vargje që ka shkruar autori, i cili përcjell dhe rrezaton dashuri për atdheun, vendlindjen, punën, mësuesit, ish nxënësit, shokët etj, duke plotësuar më së miri një mozaik vargjesh plot ndjnjë dhe dashuri dhe që përçojnë mençuri.
Pjesa e dytë: Lavdia duhet të firohet Ndërsa nderi duhet të ruhet. Sa bukur shprehet poeti në vargjet e mësipërme, e gjitha kjo vjen nga përvoja e tij e gjatë në punën studjuese e krijuese, me 17 librat e tij, ai e ka fituar lavdinë dhe përjetësisë, duke mbetur pavdelsisht, me botimet e tij, në memorien e trevës Prezë-Vorë dhe më gjërë. Figura e nënës, e trajtuar në poezitë “Ku është Nëna”, “Nëna” dhe “Flutra e bardhë”përbën një nga kulmet morale të këtij cikli. Këtu poeti kalon nga lirika profesionale në një cikëk me poezi me përmasë universale, ku nëna shfaqet si themel i jetës, si strehë morale dhe si burim i pakushtëzuar dashurie. Ja da bukur shprehet autori në fund të.piezisë
“Ku është Nëna”: Nëna meriton gjithpka: Respekt, dashuri dhe mirënjohje. Pikërisht zgjedhja që nëna meriton gjithçka, është një gjetje e thjeshtë, por shumë e goditur, që thekson besimin absolut dhe sakrificën e saj të pafundme. Dashuria e nënës tek poeti ynë nuk është vetëm ndjenjë, por standard etik, pika ereferencës mbi të cilat maten të gjitha marrëdhëniet e tjera njerëzore. Në poezitë me tematikë shoqërore dhe morale, si “Shikë dhe miq lum kush i ka”, “Miku u mirë”, “Ishte vonë”, “Kam qenë me fat”, “Mirënjohje”, “O njeri” Poeti shfaqet si poet i reflektimit dhe i këshillës. Një zë që nuk qëndron indiferent ndaj realitetit bashkëkohor. Poezia “Fjala”, trajton ndikimin e saj kur ajo del nga goja, ajo vret më shumë se plumbi shprehet autori në strofën e parë: Kujdes fjalën, ajo vret Vret aq shumë sa ja kaon dhe plumbin Sot për ne veç fjala ka mbet Është peshë e rëndë që zemra vret e prish gjumin. Poeti mban një qëndrim të balancuar, duke pranuar, por edhe duke paralajmëruar për pasojat, që shkakton fjala te njerëzit, si pesha e rëndë dhe që vret më shumë se plumbi Autori nëpërmjet vargjeve të kësaj poezie jep këshilla se duhet treguar shumë kujdes gjatë përdorimit të saj.
Ja sa bukur shprehet poeti më vargun “Sot veç fjala na ka mbetë”, Një analizë më të detajuar po preferoj t`i bëj pikërisht kësaj poezie, për vetë faktin se përcjellë një mesazh të qartë për të gjithë lexuesit, që të jenë të kujdesshëm në jetë dhe në marrëdhëniet ndër njerëzore në përdorimin e fjalës, për të qenë të matur, për t’mos lënduar askënd, për t’mos ia prishur gjumin asnjërit, por realiteti paraqitet krejtësisht ndryshe, njerëzit janë bërë egosistë dhe të papërmbajtur në qëndrimet dhe në mbivlerësim e vetes, duke mos e njohur dhe pranuar realitetin. Kjo poezi shënon një kthesë tematike të qartë. Bën kalimin nga lirika sjoqërore drejt poezisë refleksive-shoqërore, çka e pasuron ndjeshëm panoramën krijuese të poezive të këtij vëllimi. Një nga pikat më të forta të poezive të këtij vëllimi është trajtesa e drejtpërdrejtë e realitetit jetësie me të mirat dhe të këqijat që ajo shoqërohet.
Tematikat e “Jetës në vargje” i vendos poezinëtë në kohën tonë konkrete, larg nostalgjisë apo abstraksionit. Kjo e bën tekstin të lexueshëm dhe të përvetësueshëm për breza të ndryshëm. Poeti flet nga pozicioni i një njeriu që vëren dhe reflekton, respekton dhe dashuron jetën, jo nga ai i moralistit absolut. Vargu: “Me fjalën kurrë s’mund të luash” është i rëndësishëm sepse ështeë një mesazh përgjithësues shmang atë ndarjen klasike që ndodh rëndom “të vjetër – të rinj”, “brezi im – brezi yt”. Poezia nuk akuzon brezat, por thekson se sfida e “Jetës në vargje” i prek të gjithë, duke e bërë mesazhin gjithëpërfshirës. Ideja e “Mposhtjes” së burrit, është një metaforë e thjeshtë, por funksionale ama: “Është e ashpër, mposht dhe bumin” Kjo figurë përçon lodhjen, stresin dhe ankthin modern, pa nevojë për zbukurime stilistike. Është në përputhje me tonin realist të poezisë. Autori Xheladin Subashi, mban qëndrim ndaj mosmirënjohësve, ndaj smirës dhe dyfytyrësisë etj, fenomene të realitetit tonë të hidhur shoqëror, ku autori me shumë finesë i ka sjellë në vargje dhe i thumbon shumë bukur. “Dyshime varg ky ngut ngjali e më la Vrapimi intij prej “fitimtari” – thotë ai. Poeti nuk është kundër zhvillimit, por paralajmëron për pasojat sociale, veçanërisht për njerëzit e me dy fytyra dhe të pa yndyrë, që të duken mënpamje të parë miq të pafytyrë, Ky qëndrim i matur e bën poezinë më të besueshme dhe më serioze. “Jeta në vargje” është një një bëklim poetik,.me poezi poezi refleksive-shoqërore, me vlera dokumentuese dhe mendimore. Ajo nuk siguron e synon lartësi metaforike, nkëkohësit ofrojnë një qëndrim realist, ndaj jetës, kjo dëshmon aftësinë e autorit, për të dalë nga lirika personale dhe për të reflektuar mbi shoqërinë.
Kjo tregon se poeti dhe studjuesi Xheladin Subashi është jo vetëm poet i ndjenjës, por edhe i vëzhgimit të hollë shoqëror. Poet me gjuhë të thjeshtë e komunikative dhe i përgjigjet kohës ku jeton pa humbur tonin njerëzor. Poezia “Ti vrave ndershmërinë” është ndoshta më e drejtpërdrejta në mesazh. Ajo ndërtohet si një manifest etik, ku poezia shërben si mjet paralajmërimi kundër hipokritëve, lajkatarëve dhe dyfytyrësisë shoqërore. Gjuha është e fortë, popullore dhe pa zbukurime të panevojshme, çka i jep poezisë një ton autentik dhe bindës. Këtu poeti nuk kërkon të kënaqë estetikisht, por të zgjojë ndërgjegjen, duke e paraqitur njeriun e drejtë si figurë të rrallë dhe shpesh të pambrojtur në një botë intrigash. Për ta ilustruar, ja sa bukur shprehet autori në vargjet e mëposhtme: “Ti më ke borxh gjithçka! Ti më vrave ndershmërinë! Ti më plagose shpresën, që nga unë s’u nda Ti më mohove dashurinë” Në të njëjtën linjë morale qëndron edhe poezia “Një fjalë se the!”, e cila trajton vetëkontrollin, faljen dhe paqen me veten. Inati paraqitet si armik i brendshëm, si vetëndëshkim dhe burim shkatërrimi shpirtëror. Përballë tij, falja shfaqet si akt force dhe burrërie morale, jo si dobësi. Kjo poezi përmbyll ciklin me një mesazh human dhe universal, duke e vendosur njeriun përballë përgjegjësisë për qetësinë dhe ekuilibrin e vet shpirtëror. pjesa e tretë: autori i referohet Ibn Haldum, që ka rhënë:
” Që të urrejnë njerëzit për shkak të sinqeritetit tënd, është më e mirë se sa të duan si shkak i dyfytyrësisë tënde.” Në tërësi, ky cikël poetik dëshmon se poeti dhe studjuesi Xheladin Subashi është një autor me zë të qëndrueshëm, etikë të fortë dhe ndjeshmëri të thellë njerëzore. Ai shkruan poezi që nuk synojnë elitarizmin, por komunikimin. Shkruan poezi që nuk kërkojnë të habisin lexuesin, por ta ndriçojnë atë. Forca e tij qëndron te sinqeriteti, te besnikëria ndaj vlerave tradicionale dhe te aftësia për ta përdorur poezinë si mjet reflektimi, këshille dhe ndërtimi shpirtëror. Ky është një cikël që flet qartë për një poet që e sheh fjalën si përgjegjësi dhe poezinë si shërbim ndaj njeriut. Në vlerësimin tim, poezitë e këtij vëllimi, janë poezi mbresëlënëse, të shkruara plot kuptim dhe ndjenjë nga autori dhe që përcjellin mesazhe të forta te lexuesit.
Njëkohësisht poezitë e këtij vëllimi janë të lehtësisht të lexueshme por që lënë gjurmë të thella te lexuesit, për këtë arsye unë do ti cilësoja si poezi të shkruara me zemër nga autori dhe qi i japim vlera të jashtëzakonshme dhe e bëjnë këtë vëllim mjaft interesant dhe të veçantë për origjinalitetin që përcjellin te lexuesi.
Ky është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë, sidomos nga krijuesit e rinjë, për suksesin e tij të jashtzakonshëm, në krijimtarinë kulturore, artistike dhe historike, në shërbim të trevës Prezë-Vorë dhe më gjërë, duke qëndruar në krye, për numrin e madh të botimeves. S’më mbetet gjë tjetër veçse ti uroj mikut tim të shtrenjtë poetit dhe studjuesit Profesor Xheladin Subashit suksese të mëtejshme, jetë dhe shëndet. Njëkohësisht i uroj autorit suksese në krijimtarinë e tij dhe shpresoj se do të na dhurojë sa më shumë libra të zhanreve të ndryshme, të cilat kanë vlerat e tyre njohëse dhe edukative jo vetëm për lexuesit e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm! Suksese librit tuaj drejt lexuesit! Me konsideratë të lartë! Agim Lika Tiranë, Prill 2026.
Disa poezi nga vëllimi “Jeta në Vargje” të autorit Xheladin Subashi:
ATDHETARËT
Si sot 112 vjet më parë
Atdhetarët në Vlorën labe u mblodhën
Të etur për liri, të gjithë në hullinë mbarë
Filanin e pavarësisë ata mbollën
Nga trevat mbarëshqiptare varg erdhën
Të mbushur dëng me zjarrin e dashurisë
Dëshirën arbërore këtu derdhën
Ushqim për shëndetin e Pavarësisë
Vëllazërimit atdhetarët kuvenduan
Në krye vendosën arkitekt Qemalin
Zemërzjarrtë e rrufeshëm 40 firma nënshkruan
Atë lumë të rrëmbyeshëm që vitet se ndalin
Vitet rrodhën, ajo ditë qëndroi krenare
Mes ditëve të tjera është më e vlera
Është e shenjta jonë mbarëkombëtare
Më historikja është dhe mbetet në dekadat e tjera.
28 Nëntor 2024
SHOKËT
Kam shumë shokë që shkruajnë
Rreshtojnë vargje e japin mesazhe
Me ketër e laps duken sikur luajnë
Por jo, jo nënpoezitë e tyre ka të bukura mesazhe
Përparimi dashurisë ia thotë
Vargje plot kripë na dhuron çdo ditë
Konkurrimi me këtë është diçka e kotë
E fiton garën ka meritë
Dhe Agimi ndonëse vonë e nisi
Vargun melodios e ka në ballë
Vendlindjes i këndon, i pari për të Ishmi
Një Ishmak i dashur një shok i rrallë
Nga Torino mërgimtari Urim
Të falat në vargje na i dërgon
Për ishmakët bërë ka një betim
T'i promovojë, sa s'është vonë
Tregimit ia thotë Minella
Bukur skutat i ndërton
Tematikën e larmishme, me rrënjë të thella
E ka në deje, mesazhe prodhon
Historisë për zot i ka dalë N. Sudari
"Mjeshtër i Madh" në përkthime
Për Shijakun promovuesi më i pari
Me dashurinë e thellë dhe sublime
Jam krenar me shokët që kam
I kam zgjedhur më të mirë se vetja
I ngrohtë ndihem kur mes tyre jam
Ditët mes tyre janë më të bukurat kujtime.
ATA JANË KATËR YJE
Ata janë katër
Njëri më i bukur se tjetri
Lumturi pafund kanë sjellë në çdo vatër
Gëzim pafund kam, që jam më i vjetri
Gjysh më thërrasin, se gjysh jam
Mbushur i kam tetëdhjetë e pesë
Me thellësinë e detit dashuri për ta kam
Ky libër për këta është e do të mbesë
Më i madhi Danjel piktori
Me tabllon po na mahnit
Ekspozita n'Kastelet vizitorë plot na mblodhi
Artist i ri erudit
I dyti vjen krenar Albani
Dy fakultete lehtas i futi në xhep
Sa i zgjuar! Thuaj është vetë "shejtani"
Të rejat e shkencës ai na jep
Ja dhe Auroni, i treti nip
Me duar të arta sa më s'ka
Për moshën, vërtet është vip
Bën çdo gjë, po e pa
E katërta është ëmbëlsira
Është Alora pianiste
Mbesa e vetme më e mira
Mahnitëse kur dorën mbi tastierë rrëshqiste
Këta janë yjet e gjysh Dinit
Më kanë gjallëruar, dhuruar jetë
Kur të shkoj te përroi i Binit
Prej tyre dheu do më duket i lehtë.
