Florentina Skendaj

Përfundit, je dhjetor…
Dhe reja vrapon qiellit,
si një pëllumb kaçurrel…
~
Bulurima
Vikame jo,
po bulurimë,
e gjigantit shpirt përçmuar.
Pabesia e tërbon,
ndaj i nxjerr mushkëritë zbuluar.
Plumbi lehtë mund t’ia marrë,
helmi lehtë mund t’ia zërë,
po askush të mos gënjehet,
se ky popull mund t’i lërë!
~
Hakmarrja e ullinjve
U thinjën e u përthyen majat e ullinjve
e fjalosur shushurinë.
Ne jemi përgjithmonë për paqe,
në trungje ç’sopata vetëtijnë?
Zjarrin do t’ua shuajë vaji,
dhe ju, fytyra nxirë!
~
E drejta e autores e rezervuar!