Taverna e peshkut,që u bë  galeri  arti  në  Sarandë-Nga Spasse Thanasi

–  Portreti  i artistit Lefter  Ceku të shtyn të mendosh “muzgun kështjellor” të tij në mantelin e penelit dhe të grimcave artistike në kolazhin e fotove  dhe pikturave pamore me vlera historike. Për Sarandën, Kryeqytetin e Turizmit shqiptar, kjo është një histori e vecantë në shëtitoren e bregut…

                                 Nga   Spasse   Thanasi

Historinë e këtij artisti me “vlagë  deti”SARANDË e ka treguar bukur e me detaje gazetari Thoma NIKA, që nga një ide me “dëshirë të ftohtë”, arriti të bëjë  një Galeri  Arti të vërtetë në Tavernën e Peshkut, në zemër të qytetit. Unë isha atje atë mbrëmje të bukur kur u hap Galeria e Artit në atë mjedis të nëndheshëm dhe së bashku me Lefter  Ceku e Agim  Mato bëmë fotografinë e paharruar për dëshirat e larta të artit.

– Ndërsa ishim në shëtitjen e mbrëmjes buzë detit, poeti Agim Mato më thotë : “Spasse ajde se do të coj në “Tavernën e Peshkut”, se na pret atje Lefter  Ceku,miku im…”.

– E miratova menjëherë këtë kërkesë, dhe drejtuam këmbët në atë mjedis të nëndheshëm përball bregut, që dikur ishte “Tavernë peshku e peshkatarëve të Sarandës”.

– C,të shoh, u ndesha në një dritë të madhe të një Galerie Arti, që startonte me stendat e pikturave pamore dhe me grumbullimin e njerëzve të shumtë. Përpara na doli e na priti Lefter Ceku duke na buzëqeshur. Agim Mato bëri prezantimin tim dhe të tre bëmë njeherësh një fotografi treshe mjaftë të bukur. Ishte fotoja e parë e gëzimit artistik të Lefter Cekos me poetin Agim Mato dhe me mua, që vija nga Tirana. Shëtitëm  bashkë gjithë mjediset e Galerisë.

Në foto 12 vjet më parë :  Lefter  Ceku, Spasse  Thanasi dhe ne  mes Agim Mato në Galerinë e Artit në Sarande.

Ekzaltim i madh me detajet e një monologu !…

Me 5 autorë të punëve të spikatura, ai bëri punë dalte mbi gur.Me “valën e detit mbi shkëmb”, me “ëndrrat e qilimave“, me skulpturën ” e kthimit të peshkëtarit nga gjuetia”, ai konvertoi ato asete në art, në teknika të ndryshme punimesh në pikturë, skulpturë, veshje galerie etj. Lefter  CEKU është themeluesi i parë i Galerisë së Artit në Sarandë. Ai ktheu idetë në lëvizje të vërteta arti. Fjalëve të shpirtit ai i “ngjiti” punën dhe detajet e një eksperience të spikatur qysh nga emigracioni në Athinë. Ai bëri “poezinë e ngjyrës” në detin e kaltër të Jonit dhe “firmosi” fondin e pasur të Galerisë të artistëve sarandjotë në kolanën ndërkombëtare të artistëve pamorë me një “Atelia arti” të vecantë. Shembull që e lartëson dhe e bënë njeriun-artist më të vecantë të Sarandës.

Lefter  Ceko është jo vetëm njeri i frymëzuar, por një piktor i talentuar dhe nxitës i shkëndijave të artit me organizime jetike njerëzore të artistëve në Sarandën Joniane. Sot “ART- SARANDA” ndicon shëtitoren  buzë bregut me 60 ekspozita të hapura e me 30 vepra në fondin e saj.

 

DRAMA E MUNDIMEVE TË POETIT….

Poeti AGIM  MATO

 

Sarandë,

Erdha  në  frymëmarrjen  tënde  të  pashterur

te  hap  përsëri  mbulesën  e  trazuar  të  dallgëve…

Si  në  një  tabelë  tek  “Trëndafili  i  Erërave”

gjej  emrin  e  poetit  Agim  Mato

të  shkruar  mbi  pllakat  shëmbore  të  ëndrrave

me  pikëllimin e  madh  mbi  shkulme   drite

dhe  lotët, që  detin  e  bënin  më  të  hidhur…

Tek  valët  lot   rrjedhin  edhe  sot

drama  e  mundimeve  te  poetit

platon  ende  qytetin

sfidon  madhështinë  e  tmershme  të   betonit

Me  dashurinë  e  yjeve 

nëpër  trotuare  e  shëtitore

Në  tërë  bukurinë  e  kaltërtë

 me  ndjenjë  “zemrash  njerëzore” !…

 

Sarandë,

M’u desh  të zhytem  në “lundrimet  e  shpirtit” të  poetit

që  të  kuptoj “makinën  e universit

 “energjinë  e  ëndrrave e  ve  tonajenjave  mahniste  mbrwmjet  e  majepsur !…zore !…”të tij

Hapësirat  e  tua  në  trajtë  lotësh

më  ngritën  zërin  për  poetin  me  shtëpi  prej  druri

Në  vetminë  e  tij  kozmike

duke  lënë  pas  vetes  zbrazëti  e  dhimbje

Në  stinët  e  dikurshme

ku  spektakli  i  luleve 

mbushte  dritaret  e  ballkonet

dhe  aroma  e  ndjenjave

mahniste “mbrëmjet  e magjepsur” !…

Kureshtja  e  larget  me  romuze  poetike

më  shfaq  horizontet  ku  mbajnë  frymën  shenjtorët

Shikimi  më  ndalet  tek  “Trëndafili  i  hershëm”

me  petale  të  gjera  e  vezullime  të  ndezura…

Eci  në  qelqe  ëndrrash  dhe  shkëlqime  qiparizësh

ku  spektakli  i  luleve

selitur  nga  flladet

më  jep  dlirësinë  në  peizazhet  e  ndriçuara

ku  mblidhen  erërat  e  ngrohta 

e  të  qarat  e  fëmijëve…

Këtu  ujërat  mbushen  me  dritë

Bëhen  pasqyrë  e  një  qyteti  ëndrrash

Imazhet  e  freskëta  mblidhen  në  rrjetë  peshkatarësh

dhe  fshehin  pozicionin  e  yjeve  në  qiell…

Më  shëtit  poeti  Agim  Mato   kudo

Nga  Poseidoni  tek  “Rrugët  e  Bardha”

Nga  Rrapi  i  Nivicës  Bubar  tek  zallishtet  e  detit

Nga  plazhi  i  Krorëzës  tek “Trëndafili  i  Erërave”

Nga  Qafa  e  Llogarasë  ku  flenë  mjegullat

Në  Kalanë e  Lëkurësit  ku  flasin  “Perënditë”

Nga  monumentet  e  Butrintit  me  nimfën  e lashtë

Në  kaltërsinë  verbuese  të  Jonit !…

Sa  shumë  hapësira  të  gjera   bukurie

Puhiza  të  lehta në  qiellin  e  buzëmbrëmjes

Më  vijnë  së  largu  të  gjitha  vegimet

Kujtesa   e  lodhur  e  poetit

Turbullon  edhe  kaltërsitë

Shkruan  ende, me  tërbimin  e  kohrave

detin  e  udhëve  të  pafund  të  jetës !…