Nënave tona-Hatip Hulaj

NËNAVE TONA

Nënave tona
që na lindën dhe na rritën,
na mësuan dhe na edukuan,
që vendin dhe gjuhën ta duam.

Ato që ishin shtyllë e kombit,
ato që na rritën me shumë mundime,
atyre që armiqtë u thanë” lavatriçe”,
ato që qëndruan si lisa në stuhi,
pa u thyer deri në pafundësi.

Atyre që na dhanë dashurinë,
atyre që na mbeshtetën
të luftojmë për lirinë.

Nënat tona –
shpirt i lirë në trup të lodhur,
flakë që digjet për të tjerët
e kurrë për veten.