Ne të dy-Vilma Nika

Vilma Nika

Ne të dy.

Akull ti,e akull unë

vallë një det hyri në mes?

Humbi dridhmën që të shkund

humbi zërin në përfund,

pritje…shpresë…

Akull ti,e akull unë

vallë ku shkuan ëndërrimet?

Bashkë me shiun zemërak

gjithë kujtimet pak nga pak,

puthjet…zgjimet…

Ne të dy si oqeani

krahët shtrimë sa gjerë e gjatë.

Le të ikim zemëratës

le të qajë zemër e ngratë,

është natë…