Kërkojmë / We Keep Searching
Shqip
Kërkojmë përgjigje jashtë,
kur pyetja është brenda nesh.
Kërkojmë kudo me ngulm
një fjalë, një dëshirë,
një buzëqeshje të lehtë,
pak dashuri të qetë.
Kërkojmë shumë përgjigje
që mbeten pa pyetje,
kërkojmë alternativa
pa ditur arsyen pse.
Harrojmë se çelësin e mbajmë në vete,
se jemi ajo çka jemi
dhe ajo çka përcjellim.
Kërkojmë çdo ditë ta mbushim jetën,
por harrojmë
se jemi ne
ajo që duhet ta përmbushë.
Harrojmë se jemi pyetja
dhe bota është përgjigja.
Kërkojmë atë që duam,
dhe marrim
atë që zgjedhim.
English
We search for answers outside,
when the question lives within us.
We search everywhere, insistently,
for a word, a wish,
a gentle smile,
a little quiet love.
We search for many answers
that remain without questions,
we search for alternatives
without knowing the reason why.
We forget that the key is within us,
that we are who we are
and what we give to the world.
We try each day to fill life,
but we forget
that we are
the ones meant to fill it.
We forget that we are the question
and the world is the answer.
We search for what we want,
and we receive
what we choose.
