Kush më sjell erën e detit?Gjeorgjina Kapaj

Kush më sjell erën e detit?
Kush më sjell një dritë nga larg
Ku nga bahçet vijnë aroma?
Të gjithë bregdetin mbarë
Bash si nuse duket Vlora/


Do t’i jap me shpirt bekimin
Ta dërgojë në maja mali
Të kërcej bashkë me bilbilin
Kur më del zemra si zjarri


Kur shoh këto mrekullira
Shkëlqejnë rrugët rrëzëllijnë
Në autostradën ngjyra-ngjyra
Dritat natën llamburijnë


Kush më sjell një erë nga Mali
Apo dhe Kus Babai
Vlorën si lule behari
Iu bëftë jeta si parajsë


Kuz Baba të qofshim falë
Na e bëj Vlorën me nam
jepi ngjyrat radhë radhë
T’ua kalojnë vendeve matanë.


Kush më sjell pamje Kanine?
Me ullinj si një kokërr arrë
Degët janë si rreze drite.
Vaj Kanine i kulluar
Rrjedh cyrril i ftohtë në krua
E pastaj bëhet ujëvarë.
Tokë ime e gëzuar
Në mërgim për ty kam mall.