Kafeja me fqinjin !
Kur ju shikoj që pini kafe si miq të mirë.
Ah që më bëhet një xhung në fyt
Më kujtohen ato vite të bukura dritë
Ku mblidheshin gra për kafe e ëmbëlsira.
A e dinë këta që kemi ardhur?
Ne jemi rracë ilire
Të pastër autoktonë, shumë të zgjuar
A e dinë që kemi ardhur nga brigje magjie
Ne s’kishim çelës shtëpinë për ta siguruar
A e dinë që në vendin tonë s’kishte vjedhje
Për gratë tona që ishin kaq shumë nikoqire e të pastra.
Dhe fjalët i kishin si copa ëmbëlsire
Për shumë gjëra nuk na kanë kuptuar
Në dasma e vdekje, ah, nuk vajtëm dot
Sa dashuri mbetën kur u larguam.
Sa mallëngjime e dhimbje e lot.
Me fqinjin ishim vëllëzër me fjalë të arta
Na quajtën si popull i paditur e pa vlerë
Shkollat tona kishin nxënës tërë zell
Në biznese Shqipëtarët janë përherë të parë
E gjithë zanatet i kanë të lehta me duart gjithë vlerë.
