Migel Flor

Të dielave u falem si prifti ikonave,
Shoh lart kërkoj zotin ta pyes për kërshëri,
E nëse kjo botë më thotë; s"ka lindur me këmishë,
Atëherë të jap forcën t"ja veshësh:-o njeri.
Qiririn e ndezur në duar e mbaj,
Mbështetur mbi pëllëmbë magma djegon,
ngrin dimri ne duar dhe flaka e tij ngroh,
Ate zemer që fjalët ne vargje i kullon.
Se di në ka zot, në ka perëndi,
Që ngurtësinë e shkëmbit njeriut t,ia falë,
I lindur nga lartmadhëria per te dhene miresi,
Njeriu nga “mitra”e zotit ka dalë.
Mos u ankoni pse të dielave dimri acarohet,
As pse pushimin se bëtë dot xhiro,
Digjuni në mendimin si digjet një qiri,
Dhe veten pyesni:- pse dielli ka bërë firo.