Në lëmenjtë e grurit-Migel Flor

 
Le të qilitemi në lëmenj të artë,
ku këmba zbathur s’kishte frikë nga murrizë,
ku kthehesha te nana, me gjunjë të çarë,
me erë kashte, pluhur në kurriz.
Rrokullima mbi kashtë, të qeshura pa faj,
duar të nxira nga lëvozhgat e arës,
fëmijëri pa djallëzi, pa mëkat në shpirt,
veç diellit që na piqte buzët ngadalë.


Kokrrat e shegës i haja me duar,
zhapinjve u gjuaja me lëvozhgë prej frikes,
dhe dridhesha nga miu në hambarin e vjetër,
ku nana fshihte stafidhet për dimrin prikë.


Djathë nga napa, bukë e thjeshtë,
dorën e ftoha në butin e hires,
më temina dhe llambro ma vishte jelekun,
me bukë që digjte bënte fetën e shëllirës.


Efende ishte nana ime çame,
ziente patatet e kopshtit në zjarr pa fjalë,
dhe m’i sillte nga futa mbi tumane,
me erë kashte, rigoni e mal.


Ajo e përzinte gjarprin pa frikë,
derisa rreziku të zhdukej nga oborri,
por kurrë s’preku as milingonë,
thosh’:- ju përket të gjithëve territori.
Ajo ishte mësuesja ime e parë,
pa libra, pa shkollë, jetonte majë gurit,
Me mirësi e buzëqeshje shtruar më fliste,
Ma mësoi jetën në lëmenjtë e grurit.