Petro Sota

Ti më njeh, o toka e ime,
Se linda aty edhe u rrita,
Nëpër brazda kam kujtime
Rininë t'ime me ty e prita.
Ty të shihja çdo mëngjes,
Kur dielli dilte me shkëlqim,
Aty shihja kur binte vesë,
Përmbi lulet me vezullim.
Aty e ndjeva tënden aromë,
Nëpër ugare nga plugimi,
Aty pashë bisqet e njomë,
Kur shpërthente gjelbërimi.
Nëpër fushën e gjelbëruar,
Kur frynte fllad i lehtë i erës,
Dita zgjohej, se duke kënduar,
Po vinin zogjtë e pranverës.
Por kënga e tyre kudo jehon,
Oshëtima, s’kish të mbaruar,
E verdhë hëna porsi limonë,
Natën e errët e kish ndriçuar.
Por ti e mjerë e plasaritur,
Syrgjynosur për ngushëllim,
Po iknin vitet, duke pritur,
Që të kishje pak gjelbërim,
Ti toka e ime, më njeh mirë,
Nga plugu i thellë kur lëroja
Por fillimi, qe më i vështirë,
Se unë rënkimet, ti dëgjoja,
Tehu i plugut si tehu i shpatës,
Që me rrëmbim tokën e çan,
Sikur e gris perden e natës,
Edhe errësirën e shpërndan.
Ndërsa prisje si e mjeruar,
Që një ditë për ty të vinte,
Me një zë të mjegulluar,
Dhe nëntoka po ulërinte.
Por ulërima nga thellësia,
Me një shpresë, po thërrisje,
Që larg teje, të mos rrija,
Si një mëmë, po më prisje.
Ti më njeh moj toka e ime,
Sepse gjurmët aty kam lënë,
Më ke ushqyer me thërrime,
Të kam dashur si një mëmë.
Në brazdën tënde shumë herë,
Kur isha i lodhur, kokën vija,
E flladet e lehta në pranverë,
Më ledhatonin, kur aty flija.
Nuk qënka e lehtë larg teje,
Me shqetësime, gjumin e fle,
Gjak shqiptari, rrjedh në deje,
Për ty tokë, për mëmëdhe.
Ti më njeh, sikur birin mëma,
Dhe unë e di çfarë kërkohet,
Shtrirë mbi ty, më sheh hëna,
Si me turp, pastaj largohet,
Ashtu shtrirë, më ze gjumi,
Vijnë ëndërrat, si në përrallë
Një copë re, në ngjyrë plumbi,
Më mbulon, si të jetë shallë.
S’është flladi, vetëm që vjen,
Që m’ledhaton e përshëndet,
Por dashuria, që më rrëmben,
Për mëmën tokë, më thërret.
Petro Sota 30 janar 2026