Në  Sarandë, me  mëngjeset  e  tua !Nga   Spasse  Thanasi

– Si e dalë nga nëntoka e shpirtit dhe retina e syrit ( si brenda misterit), kjo lirikë e bukur plot frymëzime, është si një simfoni e ndjenjave që shpërthen në “magjinë” e vetë !…..

                            Nga   Spasse  Thanasi

Një mëngjes vere miku im AGRON  MEMA më kërkoi të pimë kafe tek “Limani i qytetit” dhe kur u ndodha përball tij u befasova me librin që më vuri përpara si në ndonjë ëndërrim. Ndjenja e titullit poetik “Mëngjeset e tua”, ishte një metaforë e mrekullueshme  e  shpirtit që e do dashurinë dhe e kërkon kudo që udhëton. Dhe prisja gjithmonë që Lidhja e Poetëve jonianë të diskutonte një ditë promovimin e këtij libri, se vlera e miqve poetë është e vecantë. Hekuran  Halili e solli këtë moment në Sarandën e bukur ku Agron  Mema “gatoi” me dashuri “mëngjeset e dashuruara” të shpirtit poetik.

Nuk dua të flasë me superlativa për librin dhe poetin, se kjo nuk do ta ndihmonte aspak atë  në penën e vetë. Më duhet të jap vetëm mendimin dhe vlerësimin tim nga leximi i vëmendshëm

Si e dalë nga “nëntoka e shpirtit” dhe retina e syrit ( si brenda misterit), kjo lirikë e bukur plot frymëzime është si një simfoni e ndjenjave që shpërthen në “magjinë” e vetë :

– “Kjo grua e bukur

  flokëlëshuar

   Me sytë e zinj e rrumbullak

   dhe ujët e detit

    dhe lumin e tërbuar

    në zjarrin e saj

    i ndez  flakë !…”

Dhe nis kështu një dualitet i këndshëm në dashuri. Në ato shprehjet e kultivuara të bregdetit Agron  Mema feks me dritë magjike “Mëngjeset e tua”. Këtë lule shpërthyese, gëryese, capkëne e sjell si një kompozim në këngë apo si një yll në trëndafil.Vështrimi kalon pastaj mbi syrin e flokun e saj,në natën vonë, në petalet e luleve “spërkatur me vesë”….Eh,sa gjëra të pathëna mbeten, sa heshtje mendimesh plot musht zhurmojnë shpirtin e zemrën me ndjenja të forta !..

– “Që ditën që të pash në shpirtë më ngele

sy të vecantë, me shikime magjike

një trup si lastar pranveror

nuk di, pse pate ap ke frikë

dhe ëndrrën se prekim dot me dorë ?!

dhe duam të shihemi sy më sy !…

Mëngjeset e tua ishin dhe mbeten të bukura

sidomos kur vesh fustane me lule !….”

Vargje poezie që rendin me aromë të mirë, me vështrimin e syve cdo mëngjes në brigjet e detit,me fantazitë e menduara vec në ato sy.Dhe e bënë aq të madh këtë katalog dashurie sa gjithë përkusjhtimi i shpirtit rrëzëllit në fllad e mrekulli të këndshme mbi buzëdetin e sarandës !…

Libri nis me  dashuri ” Nga Syri  yt” dhe përfundon me dialog poeti mbi ” Vështrimin e Syve”, me buzëqeshje të ëmbëlsuar :

“Që je e bukur dhe të dua

këtë kam të drejtë të ta them

po është e kot se unë nuk të dua

pavarësisht, nuk do të lodhem sa të jem !...”(Dialog, fq.136 )

Kurdoherë udhëim  ndjenjash….kudo  dashuri !. Nga “mëngjeset e tua” tek “Shpirti yt”; nga “vështrimi i trëndafiltë” tek “Rrudhat në fytyrë”; nga “ëndërrat e bukura” tek “ujëvara e shprtit” me amplituda të rralla; nga “tingujt e dashurisë” tek “lulja e bukur” që mban në duar;nga “aroma dehëse” si manushaqja e prillit tek “nxehtësia e verës” me gjokse të rrumbullakta në stinët e trupit tënd;nga”mëngjeset me drithma” tek “emri i saj me psherrëtima”…

– “Nga bukuria jote

   dhe lotët lëshojnë rrëke

   drejt kësaj toke…..”( Të shohim veshur bukur)

“Erë trëndafili  borziloku

   mban  gjithë trupi yt

   nga maja e thoit, tek floku

  “dashuri mbi të gjitha dashuritë!…”( Qajnë petalet e luleve)

Sa  episode dashurie me fjalët e shpirtit !