– Si e dalë nga nëntoka e shpirtit dhe retina e syrit ( si brenda misterit), kjo lirikë e bukur plot frymëzime, është si një simfoni e ndjenjave që shpërthen në “magjinë” e vetë !…..
Nga Spasse Thanasi

Një mëngjes vere miku im AGRON MEMA më kërkoi të pimë kafe tek “Limani i qytetit” dhe kur u ndodha përball tij u befasova me librin që më vuri përpara si në ndonjë ëndërrim. Ndjenja e titullit poetik “Mëngjeset e tua”, ishte një metaforë e mrekullueshme e shpirtit që e do dashurinë dhe e kërkon kudo që udhëton. Dhe prisja gjithmonë që Lidhja e Poetëve jonianë të diskutonte një ditë promovimin e këtij libri, se vlera e miqve poetë është e vecantë. Hekuran Halili e solli këtë moment në Sarandën e bukur ku Agron Mema “gatoi” me dashuri “mëngjeset e dashuruara” të shpirtit poetik.

Nuk dua të flasë me superlativa për librin dhe poetin, se kjo nuk do ta ndihmonte aspak atë në penën e vetë. Më duhet të jap vetëm mendimin dhe vlerësimin tim nga leximi i vëmendshëm
Si e dalë nga “nëntoka e shpirtit” dhe retina e syrit ( si brenda misterit), kjo lirikë e bukur plot frymëzime është si një simfoni e ndjenjave që shpërthen në “magjinë” e vetë :
– “Kjo grua e bukur
flokëlëshuar
Me sytë e zinj e rrumbullak
dhe ujët e detit
dhe lumin e tërbuar
në zjarrin e saj
i ndez flakë !…”
Dhe nis kështu një dualitet i këndshëm në dashuri. Në ato shprehjet e kultivuara të bregdetit Agron Mema feks me dritë magjike “Mëngjeset e tua”. Këtë lule shpërthyese, gëryese, capkëne e sjell si një kompozim në këngë apo si një yll në trëndafil.Vështrimi kalon pastaj mbi syrin e flokun e saj,në natën vonë, në petalet e luleve “spërkatur me vesë”….Eh,sa gjëra të pathëna mbeten, sa heshtje mendimesh plot musht zhurmojnë shpirtin e zemrën me ndjenja të forta !..
– “Që ditën që të pash në shpirtë më ngele
sy të vecantë, me shikime magjike
një trup si lastar pranveror
nuk di, pse pate ap ke frikë
dhe ëndrrën se prekim dot me dorë ?!
dhe duam të shihemi sy më sy !…
Mëngjeset e tua ishin dhe mbeten të bukura
sidomos kur vesh fustane me lule !….”
Vargje poezie që rendin me aromë të mirë, me vështrimin e syve cdo mëngjes në brigjet e detit,me fantazitë e menduara vec në ato sy.Dhe e bënë aq të madh këtë katalog dashurie sa gjithë përkusjhtimi i shpirtit rrëzëllit në fllad e mrekulli të këndshme mbi buzëdetin e sarandës !…
Libri nis me dashuri ” Nga Syri yt” dhe përfundon me dialog poeti mbi ” Vështrimin e Syve”, me buzëqeshje të ëmbëlsuar :
– “Që je e bukur dhe të dua
këtë kam të drejtë të ta them
po është e kot se unë nuk të dua
pavarësisht, nuk do të lodhem sa të jem !...”(Dialog, fq.136 )
Kurdoherë udhëim ndjenjash….kudo dashuri !. Nga “mëngjeset e tua” tek “Shpirti yt”; nga “vështrimi i trëndafiltë” tek “Rrudhat në fytyrë”; nga “ëndërrat e bukura” tek “ujëvara e shprtit” me amplituda të rralla; nga “tingujt e dashurisë” tek “lulja e bukur” që mban në duar;nga “aroma dehëse” si manushaqja e prillit tek “nxehtësia e verës” me gjokse të rrumbullakta në stinët e trupit tënd;nga”mëngjeset me drithma” tek “emri i saj me psherrëtima”…
– “Nga bukuria jote
dhe lotët lëshojnë rrëke
drejt kësaj toke…..”( Të shohim veshur bukur)
– “Erë trëndafili borziloku
mban gjithë trupi yt
nga maja e thoit, tek floku
“dashuri mbi të gjitha dashuritë!…”( Qajnë petalet e luleve)
Sa episode dashurie me fjalët e shpirtit !