Ku nisi endrra ime…Panajot  Boli

 

POEZI

Nga  Panajot  Boli

 

 

Me vetminë eci në ca rrugë gjysëm të ndriçuara

Ku qyteti gjumash po gerhet nga pak

Një tril i çuditshëm më zgjohet befas

Dhe hapat m’i terheq zvarë në një sokak

 

Tash kjo rrugë e shurdhët me ca xixellonja drite

Kujtimet e largëta i lan me melankoli

Ca kangjella të ftohta më ndalin te dera

Gjimnazi im, ky pallat mister që heshtur rri tani

 

Boshlleku dhe kotësia më lodhen, më bën nervoz

S’ka më ditar, u ndava nga nxënësit  e mi

Kuturrisem  këtë mbremje si varkë e humbur

Rrugën e gjimnazit tim,ta ledhatoj,ta ringjall përseri

 

Kjo rrugë e fluturave me kordele të bardha në flokë

E shtruar me endrra, qendisur me deshira

I mbollëm edhe mimoza t’i hidhnim aromë

Të buzëqeshnim një mengjes,në një ditë me ngjyra

 

Keshtu e quajtëm rrugën tonë, Rruga  e mimozave

Në atë rrugë ku nisi edhe  e imja dashuri

Në atë rrugë u ktheva prapë, te pallati mister

I skuqur tashmë para nxënësve , unë, mesuesi i ri

 

Kjo endrra ime kësaj mbremje seç ndjen vetmi

Ca pika i rigojnë nga sytë…trishtim e nostalgji