Shoku i jetës – Life’s Companion Shoku i jetës është ai që të kujton sa shumë je i fortë, edhe kur vetmia të duket e pashpresë. . Është ajo dorë që zgjatet në hije, të jep forcën e saj dhe të fshin lotët. . Zemra që flet në heshtje me zemrën tënde, duke bërë që bota të bëhet më e bukur si nuse me vel të bardhë. . Ata sy të bukur që kur të shikojnë, të falin magjinë e tyre dhe ti ndihesh mirë, si era që fryn e lehtë. . Shoku i jetës është dashuria që mban në shpirtin tënd, të përqafon fort dhe në çaste të vështira, pa brenga e hije. . Është ajo buzëqeshje që nuk njeh trishtim, është aty për ty dhe të jep gëzim pa frikë. . Është ajo qenie që jeton për ty, merr frymë nga fryma jote, dhe të rri pranë në çdo furtunë, si shkëmbi që pret valet në bregun e tij. . English Life’s companion is the one who reminds you how strong you are, even when loneliness seems endless. . It is the hand that reaches in the shadows, gives you its strength, and wipes your tears. . The heart that speaks in silence with your heart, making the world more beautiful, like a bride with a white veil. . Those beautiful eyes that, when they look at you, grant their magic, and you feel at peace, like the gentle wind that blows. . Life’s companion is the love that lives in your soul, holds you tight, and in difficult moments, without sorrow or shadows. . It is the smile that knows no sadness, there for you, bringing joy without fear. . It is the being who lives for you, breathes from your breath, and stays near you through every storm, like a rock awaiting the waves on its shore. . #poezi #poetry #shokijietes #lifescompanion #dashuri #love #ArielBella #mbeshtetje