
NË GJIROKASTËR…
-Kujtimit të kangëtares e vajtimores
së njohur të Mirditës,Gjela Pjetri.
Hapej fjala, pa hedh në letër
Bash si çel lulja në maj
Gzim e mall kishte në zemër
Shponte qiellin zani i saj
Dridhi muret e Kalasë,
Shtangu etrit e muzikës
Hem me kange e hem me valle,
Kjo nanë Gjela e Mirditës.
Brohoret publiku,
Duartrokiti fort,
Kur ‘’ u thye poliku’’,
Mbushur plot me lot…
E grishi në votër,
Një gjinokastrite
Ia bekoi at’ sofër,
Mbushun me mikpritje…
Po e çoj këtë gotë
Si e e kam traditën:
‘’Gjinokastra rroftë,
Bashkë me Merditën’’!
Anë e kand krahihës,
Në dasma e morte
Me kangë e me vaj
Mbushur fjala jote…
Të kujton Mirdita,
Me Ansamblin ,’’Mjeshtër’’
Mbete qiell me drita
Që ndriçon çdo zemër…