LIRIA, PAQJA DHE DREJTËSIA
Liria kur mungon, shpirti rënkon
I robëruar, nuk jetohet, nuk shkon
Robi lufton gjithmonë për liri
I duhet edhe paqja bashkë me drejtësi.
Paqe le të ketë mbi këtë tokë njerëzia
Atdheu dergjet kur i mungon liria
Që jeta të jetohet ndershëm, pa mëri
Edhe pa urrejtje, pa grindje pa armiqësi!
Drejtësi selektive nuk mund të ketë
Retë e zeza nuk përballohen lehtë
Erë e fuqishme, shpërthim shtërngate
Jashtë dëgjohen zëra kukuvajke
Të gjithë i kaplon frika kur nata afron
Është e neveritëshme padrejtësia kur fiton
Sa më shpejt le të vijnë në vend të tria
I duhen popullit: Liria, Paqja dhe Drejtësia.
Autori: Aziz I. Ahmeti, Godanc i Epërm, Shtime
