Nga Çano Nora

NË FTERRË,VËNDLINDJEN E TIJ,POETI SERVET DAUTI ,PËRMES VARGUT RIKTHEHET SËRISH.
Libri “Fterra zemra ime” ,i Servet Dautit ,vjen si një lajm i mirë ,i lidhjes së pashkëputur të tij me vendlindjen.Poeti është me origjinë nga Fterra e Sarandës,që s’ishte vetëm një ushtarak që i rrinte aq bukur uniforma në trup,por është edhe tani në moshën e pensionit,një poet i mirë që vargjet për vendlindjen ,Fterrën ,e bëjnë të ndjehet krenar dhe i frymëzuar për të bërë vargje të ndjera për vete dhe të tjerët.
Edhe pse në moshë 85 – vjeçare dhe i privuar nga drita e syve ,vazhdon të mbajë gjallë një dritë tjetër ,dritën e shpirtit krijues.Pikërisht kjo e bën librin e tij më shumë se një përmbledhje poezish: e bën një rrëfim të ndjerë për vëndin ku nisi jeta e tij.Në këtë libër , Fterra nuk paraqitet vetëm si një hapësirë gjeografike ,por ajo shfaqet si burim frymëzimi ,si një ndjenjë e pashtershme dhe një vënd ku autori rikthehet vazhdimisht përmes vargut.Malli për vendlindjen përshkuan pothuajse çdo poezi,duke e bërë librin një dashuri të tërë për fshatin e lindjes ,për njerëzit e tij dhe për natyrën që e rrethoi jetën e autorit në vitet e fëmijërisë.
Një veçori tjetër e krijimtarisë së Servet Dautit,është thjeshtësia e shprehjes.Poezitë dhe tekstet e këngëve mbështeten në një gjuhë të drejtëpërdrejtë ,të ngrohtë dhe të sinqertë ,që buron nga përvoja jetësore .Kjo e bën komunikimin me lexuesin të menjëhershëm ,sepse vargjet nuk kërkojnë zbukurime të tepërta ,por mbështeten në ndjenjën dhe dashurinë që ai ka për vendlindjen.Në planin tematik ,libri sjell jo vetëm mallin për vendlindjen ,por edhe përjetime e reflektime për jetën ,kohën që kalon dhe të gjitha ato që mbeten tek njerëzit dhe nuk i fshin harresa.Në këtë kuptim ,”Fterra në zemrën ime”është një dialog i poetit me veten e tij,me rrugëtimin e jetës dhe me njerëzit që e kanë lidhur me t’a gjatë tërë jetës.
Fakti që autori vazhdon të krijojë dhe në një moshë të thyer ,duke mos u dorëzuar përballë vështirësive dhe sfidave të kohës ,i jep librit përmasa të mëdha njerëzore.Krijimtaria e Dautit tregon dashurinë për vendlindjen dhe për artin e fjalës që nuk zbehet me kalimin e viteve,përkundrazi bëhet më e ndjeshme.Prandaj “Fterra zemra ime” ,mund të lexohet si një libër i dashurisë për fshatin ,që ai lindi dhe mësoi për herë të parë të flasë e të ecë.Kjo e bën atë që çdo detaj i përjetuar atje në Fterrën e Labërisë ,t’a hedhë në letër ,që të kënaqet ai vet por edhe fteriotët e tjerë me librin që kanë përpara.Në vargjet e këtij libri ,Servet Dauti i rikthen lexuesit te vlerat e përhershme : vendlindja ,dashuria që e afron dhe e lidh atë me njerzit.Në këtë mënyrë vargjet e tij s’e humbasin kuptimin asnjëherë,por përmbushin dhe misionin e madh atë të lidhjes së të shkuarës me të tashmen dhe që e mban të gjallë emrin e Fterrës në zemrën e lexuesit.
Tek poezia”Si manare të rris vet” mbështetet në frymën e këngës lirike ,ku natyra,ndjenja dhe pritja e dashurisë ndërthuren në mënyrë të natyrshme ,i lidh forca e fjalës që del nga zemra dhe që ngroh e bën për vete dy të dashuruar.
Vargjet që cituam krijojnë një atmosferë malore dhe në të njëjtën kohë mbartin një simbolikë të bukur.
Në strofën e parë:
Mora rrugën për në male,
sapo dielli në shesh ra,
rrugën ma pret një zorkadhe,
hodhi sytë dhe më pa.
Krijohet një skenë e gjallë poetike.Lëvizja e poetit drejtë maleve lidhet me botën e natyrës që e frymëzon dhe që i sjell kaq afër dashurinë,ndërsa zorkadhja shfaqet si figurë simbolike.Në traditën e këngëve popullore shqiptare ,zorkadhja shpesh përfaqëson vajzën e bukur ,të brishtë dhe të turpshme,që shfaqet për një çast
dhe largohet,duke lënë pas mall dhe kureshtje.
Shikimi i saj i shkurtër,shton misterin dhe çiltërsinë e momentit.
Pra në këto vargje dallohen disa elementë të motivit:
* natyra malore si hapësirë e ndjenjës
* zorkadhja si metaforë e vajzës së bukur dhe të ndrojtur
* burimi si vënd simbolik i takimit dhe i dashurisë.
Kështu ,poezia krijon një mjedis lirik ,ku dashuria shfaqet e lidhur ngushtë me natyrën dhe me traditën.
Te poezia “Të kem krahë të fluturoj” Serjan Dauti shkruan:
Kam një xhëng e kam një brengë,
një mall që më përvëlon,
sepse ti e dashur Fterrë,
dashurinë tënde më shton.
Dhe me vargjet e strofës tjetër e forcon më shumë idenë e asaj çka dashur të thotë:
Të kem krahë të fluturoj,
do kaloj fusha e male,
tek një pemë zogjtë të zgjoj,
me një këngë me t’a të çmallem.
Në poezinë ” Të kem krahë të fluturoj”
ndjehet malli për vendlindjen,që në rastin e autorit është Fterra,atje ku dhe erërat nisin këngën e tyre,atje ku dhe deti përkarshi të shfaqet me gjithë magjinë e tij.Që në strofën e parë poeti shpreh një gjëndje të brendëshme shpirtërore të trazuar ,ku bashkëjetojnë “xhëngu” dhe “brenga” ,dy fjalë që nënkuptojnë një ngarkesë të shpirtit brenda,një emocion të fortë.Këto ndjenja lidhen drejtëpërdrejtë me mallin për vëndin e tij të lindjes,një mall që” përvëlon ” dhe në vënd që të shuhet ,vetëm se e shton dashurinë për Fterrën.
Në strofën e dytë kjo ndjenjë përforcohet përmes një figure të bukur poetike ,dëshirës për të pasur krahë për të fluturuar.
Fluturimi këtu nuk është thjesht fluturim,por një simbol i dashurisë së zjarrtë për t’u kthyer sa më shpejtë në vendlindje.Poeti përfytyron udhëtimin përmes fushave e maleve ,duke krijuar një panoramë që të çon drejt peizazhit të vëndit të tij.
Ndalimi te pema me zogjtë është një tjetër element i bukur lirik: zogu dhe kënga e tij lidhen me lirinë ,natyrën dhe me gjithëçka që ka lidhje me fëmijërinë e poetit.Kështu,kënga që ai dëshiron të nis bashkë me zogjtë bëhet një këngë mallëngjimi,një mënyrë për të shuar sadopak mallin.Poezia ngrë një skenë ku malli ,natyra dhe dashuria për vëndin e origjinës,ndërthuren dhe takohen në një pikë.
Në fakt vargjet përcjellin idenë se dashuria për tokën mëmë është aq e fortë ,sa poeti do të dëshironte të kishte edhe krahë për të fluturuar drejt saj.
Kjo e bën poezinë një shprehje të denjë të lidhjes me tokën e të parëve të tij.
Poeti Dauti ,në poezinë për poetët dhe vjershëtorët e tjerë të Fterrës kujton:
O Teno ,Teno fterjoti,
sa bukur vargjet i gdhënd,
i thur vargjet mot pas moti,
si fterjotet në avlëmënd.
Kur dëgjon vargjet e tua,
zemra hop,të ngrihet peshë,
vargjet të burojnë si krua,
i dëgjon e buza qesh.
Vargjet për Teno Lonë janë një homazh për poetin dhe rapsodin fterjot ,ku autori vë në dukje talentin ,frymëzimin dhe ndikimin që kanë krijimet e tyre tek lexuesi.
Në strofën e fundit bie në sy krahasimi artistik shumë domethënës :vargjet e poetit krahasohen me punën e grave të fterrës në avlëmënd.Ashtu si fijet që thuren me kujdes për të krijuar një pëlhurë të bukur ,edhe poeti i ndërton vargjet me durim e merak vit pas viti.
Folja” gdhënd” shton idenë e përpunimit të kujdesshëm artistik ,sikur vargu të jetë një vepër arti e skalitur.
Në strofën e dytë theksohet emocioni që ngjall krijimi i tij.
Kur dëgjon vjershat e tua,
zemra hop,të ngrihet peshë,
vargjet që burojnë si krua,
i dëgjon e buza qesh.
Këtu përdoret një tjetër figurë stilistike :
“Vargjet që burojnë si krua”.Ky krahasim jep idenë e frymëzimit poetik.Poezia e Servet Dautit,nuk duket e sforcuar,por rrjedh natyrshëm ,si uji i një burimi mali.Po ashtu ,autori nënvizon se këto vargje ngjallin gëzim dhe gjallëri te lexuesi ,saqë “zemra ngrihet peshë” dhe “buza qesh”.Pra poezia e Tenos ,nuk është vetëm krijim artistik ,por edhe burim kënaqësie shpirtërore për komunitetin ,kjo u jep më shumë kuptim vargjeve të tij.Në tërësi këto dy strofa paraqesin një portret poetik të rapsodit fterjot : një krijues që e thur poezinë me përkushtim dhe që,me vargjet e tij si burim mali,i sjell gëzim dhe krenari vendlindjes.
Libri “Fterra zemra ime” mbetet një ndjenjë e dashurisë së pashuar për vëndin e origjinës.Nëpër vargje rrjedh malli për fshatin ,për njerzit ,për çdo gjë që ka ikur dhe ka lënë gjurmë që koha nuk arrinë t’i zbehë.
Autori i kthehet Fterrës siç i kthehet njeriu burimit të jetës ,duke bërë atë jo vetëm vënd të lindjes ,por dhe vatër frymëzimi poetik.Çdo poezi e këtij libri është si një gur i vendosur në memorien e krahinës,ndërsa të gjitha së bashku formojnë një hymn për vëndlindjen ,Fterrën që mbetet gjithmonë zemra e autorit.