“(Mos) urim për 7 marsin”-Dritan Mardodaj

“(Mos) urim për 7 marsin”


Sot është 7 marsi
Ditë për t’u festuar
Por prisni njëherë
Rrini informuar.


Dolën ca gjakprishur
Me zemrën zeherr
E lanë Mësonjëtoren
Këta në skëterrë.


Titullin i’a hoqën
Shkolla e parë Shqipe
Për ca “dekorata”
E të tjera ofiqe.


Pasi këta hajna
Janë dikasterial
Horra,bundra,skutha
Si me manual.


E bënë Mësonjëtoren
Këta të përdalë
Me status të ulët
Thjeshtë muze lokal.


N’2018-tën
Këta “deputetë”
Që nuk janë shqiptarë
E pohuan vetë.


Si e bënë do thuash
Këta pjella skuthash?
Pra me lloj lloj “ligjesh”
Dhe metodë “maliqesh”.


Kanë këta kaq vite
Që fshehtas punojnë
Shkollën, Gjuhën shqipe
Keqas e sulmojnë.


Ndaç në “Akademi”
Apo n’Ministri
Jo s’ështe shqipëtare
Kjo ripjellë mavi.


Dëmi ka filluar
Nga zyrtare fiktive
Kanë këto bundra
Poste administrative.


Pra sulmi ka ardhur
N’rang qeveritar
E si mund t’i quash
Këta “shqipëtarë”?!


T’paktën minimumi
Bëni peticion
Mjaft më si s’u lodhët
Me këta grekofonë?!


Apo frankofonët
Që rrinë në Tironë
Janë antishqiptarë
Mjerë kush u beson.


Urime 7 marsin
Dot nuk po ju them
Dilni protestoni
Mos t’dilni besëpremë!
.