– Portreti i artistit Lefter Ceku të shtyn të mendosh “muzgun kështjellor” të tij në mantelin e penelit dhe të grimcave artistike në kolazhin e fotove dhe pikturave pamore me vlera historike. Për Sarandën, Kryeqytetin e Turizmit shqiptar, kjo është një histori e vecantë në shëtitoren e bregut…
Nga Spasse Thanasi
Historinë e këtij artisti me “vlagë deti” në SARANDË e ka treguar bukur e me detaje gazetari Thoma NIKA, që nga një ide me “dëshirë të ftohtë”, arriti të bëjë një Galeri Arti të vërtetë në Tavernën e Peshkut, në zemër të qytetit. Unë isha atje atë mbrëmje të bukur kur u hap Galeria e Artit në atë mjedis të nëndheshëm dhe së bashku me Lefter Ceku e Agim Mato bëmë fotografinë e paharruar për dëshirat e larta të artit.
– Ndërsa ishim në shëtitjen e mbrëmjes buzë detit, poeti Agim Mato më thotë : “Spasse ajde se do të coj në “Tavernën e Peshkut”, se na pret atje Lefter Ceku,miku im…”.
– E miratova menjëherë këtë kërkesë, dhe drejtuam këmbët në atë mjedis të nëndheshëm përball bregut, që dikur ishte “Tavernë peshku e peshkatarëve të Sarandës”.
– C,të shoh, u ndesha në një dritë të madhe të një Galerie Arti, që startonte me stendat e pikturave pamore dhe me grumbullimin e njerëzve të shumtë. Përpara na doli e na priti Lefter Ceku duke na buzëqeshur. Agim Mato bëri prezantimin tim dhe të tre bëmë njeherësh një fotografi treshe mjaftë të bukur. Ishte fotoja e parë e gëzimit artistik të Lefter Cekos me poetin Agim Mato dhe me mua, që vija nga Tirana. Shëtitëm bashkë gjithë mjediset e Galerisë.

Në foto 12 vjet më parë : Lefter Ceku, Spasse Thanasi dhe ne mes Agim Mato në Galerinë e Artit në Sarande.
Ekzaltim i madh me detajet e një monologu !…
Me 5 autorë të punëve të spikatura, ai bëri punë dalte mbi gur.Me “valën e detit mbi shkëmb”, me “ëndrrat e qilimave“, me skulpturën ” e kthimit të peshkëtarit nga gjuetia”, ai konvertoi ato asete në art, në teknika të ndryshme punimesh në pikturë, skulpturë, veshje galerie etj. Lefter CEKU është themeluesi i parë i Galerisë së Artit në Sarandë. Ai ktheu idetë në lëvizje të vërteta arti. Fjalëve të shpirtit ai i “ngjiti” punën dhe detajet e një eksperience të spikatur qysh nga emigracioni në Athinë. Ai bëri “poezinë e ngjyrës” në detin e kaltër të Jonit dhe “firmosi” fondin e pasur të Galerisë të artistëve sarandjotë në kolanën ndërkombëtare të artistëve pamorë me një “Atelia arti” të vecantë. Shembull që e lartëson dhe e bënë njeriun-artist më të vecantë të Sarandës.
Lefter Ceko është jo vetëm njeri i frymëzuar, por një piktor i talentuar dhe nxitës i shkëndijave të artit me organizime jetike njerëzore të artistëve në Sarandën Joniane. Sot “ART- SARANDA” ndicon shëtitoren buzë bregut me 60 ekspozita të hapura e me 30 vepra në fondin e saj.

DRAMA E MUNDIMEVE TË POETIT….
Poeti AGIM MATO
Sarandë,
Erdha në frymëmarrjen tënde të pashterur
te hap përsëri mbulesën e trazuar të dallgëve…
Si në një tabelë tek “Trëndafili i Erërave”
gjej emrin e poetit Agim Mato
të shkruar mbi pllakat shëmbore të ëndrrave
me pikëllimin e madh mbi shkulme drite
dhe lotët, që detin e bënin më të hidhur…
Tek valët lot rrjedhin edhe sot
drama e mundimeve te poetit
platon ende qytetin
sfidon madhështinë e tmershme të betonit
Me dashurinë e yjeve
nëpër trotuare e shëtitore
Në tërë bukurinë e kaltërtë
me ndjenjë “zemrash njerëzore” !…
Sarandë,
M’u desh të zhytem në “lundrimet e shpirtit” të poetit
që të kuptoj “makinën e universit”
“energjinë e ëndrrave e ve tonajenjave mahniste mbrwmjet e majepsur !…zore !…”të tij
Hapësirat e tua në trajtë lotësh
më ngritën zërin për poetin me shtëpi prej druri
Në vetminë e tij kozmike
duke lënë pas vetes zbrazëti e dhimbje
Në stinët e dikurshme
ku spektakli i luleve
mbushte dritaret e ballkonet
dhe aroma e ndjenjave
mahniste “mbrëmjet e magjepsur” !…
Kureshtja e larget me romuze poetike
më shfaq horizontet ku mbajnë frymën shenjtorët
Shikimi më ndalet tek “Trëndafili i hershëm”
me petale të gjera e vezullime të ndezura…
Eci në qelqe ëndrrash dhe shkëlqime qiparizësh
ku spektakli i luleve
selitur nga flladet
më jep dlirësinë në peizazhet e ndriçuara
ku mblidhen erërat e ngrohta
e të qarat e fëmijëve…
Këtu ujërat mbushen me dritë
Bëhen pasqyrë e një qyteti ëndrrash
Imazhet e freskëta mblidhen në rrjetë peshkatarësh
dhe fshehin pozicionin e yjeve në qiell…
Më shëtit poeti Agim Mato kudo
Nga Poseidoni tek “Rrugët e Bardha”
Nga Rrapi i Nivicës Bubar tek zallishtet e detit
Nga plazhi i Krorëzës tek “Trëndafili i Erërave”
Nga Qafa e Llogarasë ku flenë mjegullat
Në Kalanë e Lëkurësit ku flasin “Perënditë”
Nga monumentet e Butrintit me nimfën e lashtë
Në kaltërsinë verbuese të Jonit !…
Sa shumë hapësira të gjera bukurie
Puhiza të lehta në qiellin e buzëmbrëmjes
Më vijnë së largu të gjitha vegimet
Kujtesa e lodhur e poetit
Turbullon edhe kaltërsitë
Shkruan ende, me tërbimin e kohrave
detin e udhëve të pafund të jetës !…
