Dashuria e re-Nexhat Bexheti

Dashuria e re

Në errësirën e natës së heshtur

Ndjej zemrën time që rreh për ty

Dashuria jonë si yjet që ndriçojnë.

E pafund,e bukur,e re për ne dy

Në sytë e tu gjej botën time,të vërtetë

Ku çdo gjë është e bukur dhe e re

Zemra ime pë ty rrahë forte,gurgullonë

Zgjohem,me frymëmarjen tënde ngjallem

Si ushqimi i rrënjëve,që e ritë frytin.

Si gjethet të cilat i vallzon era e malit

Si aroma e luleve të posalulëzuara

Si qumshti i foshnjës në Djepin e familjes

Dashuria e re i shembë kujtimet e vjetra

Hapëron,mbi dhe si Qiklopi i legjendave

Lajmëtari i Marathonit e bartë lajmin.

Ngase akoma dasahurohen në botë

Botën do t’a shpëtojë vetëm dashuria e re

Agimi do të ma zhveshë këmishën e natës.

Do të dëfrehem me rezet e diellit të ri

Dashuria jonë nuk njeh kufi,është e përhershme

Ajo nuk vdes,mbartet tek brezat si ideologji

Obligim pë rininë që të zhyten në dashuri.