Tharmi njerëzor-Lefter Shomo

THARMI NJERËZOR
Sërish sot dola e vrapova
Për ditë shlyerje llogarish
Mjerisht në lodhje u dërmova.
Udhëve të burokracisë.
Në bankë zyra e sportele Bashkisë ,
në shërbim publik
M’u bënë nervat sot fërtele
Sepse nuk kam durim iovik.


Sa keq sot,shokët më munguan,
Të njohurit e mi dhe miqtë
Mjerisht as lulet s’ më uruan
Të voglën mbesë s’ma panë sytë.


Nuk thashë asnjë fjalë të ngrohtë
Nuk kam këmbyer as mendim
Si gojës , ditës i kam vënë vargonjtë,
Huq më shkoi dita e m’ u përmbys.
M'u zvordhën keqas ato rregulla

Me ligjet cfilitës shtetërore

Gëzimin m' a rrëmbyen mjegullat

Tharmin tokësor e njerëzor.