Flokëve të mi!Jahe Fida

Flokëve të mi!
Ju kisha dikur dendur, t’fort si lisi
Ishi krejt të zinjë, shumë të lakmuar
Dhe erdhi koha të binit nji nga nji
Kokën në ball ma keni shëndruar!
Ndruat edhe ngjyrë, u bëra thinjosh
Me ngjyrën e moshës më shoqëruat
Dhe prap j’u dua flokë bukurosh
Dhe pse bini ende dhe ballin më shtuat!


Kujdesem për ju, ashtu si në rini
Nuk rri dotë pa u ledhatuar e prek
Kët’ do ta bëj dhe në mbeç veç nji
Se më dukesh lule , madje lulja mbret!
Ju kisha dikur dendur, sot jeni rralluar

Madje morët ngjyrën e moshës time

Dhe në mbeç një do jesh respektuar

Ti që shoqërove dhe mbarte kujtime!
Jahe FIDA