Nga CIKLI:"NGJYRA DASHURIE" E P A T H Ë N A Të gdhendura në zemër, I kam fjalët që thamë kur u ndamë! Me këtë letër po t'i çoj t'i lexosh... të më kujtosh! Më the: - Po më ik, e dashur, Me zogjtë shtegtarë!... Ah,kjo stinë dimri, Do na shkojë të ndarë! Të thashë: - Eh,sa egoiste Qënka dashuria! Më bën të mendoj Veç vuajtjet e mia! Beso: Janë lule Dhimbjet nga malli; Halli më i madh, Mos të shuhet,ty, zjarri! ...Dhe dije! Një dëshirë e mbajta të fshehtë, Se për ty,i dashur, Nuk do ish e lehtë. -Prano - do ju thosha - Si me shkop magjik, T'ju vë në gjumë letargjik Me PUTHJEN E LARGIMIT, Për t'ju rizgjuar në kthim Me PUTHJEN E TAKIMIT! 28 mars 2026