“Ngjyra dashurie”-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI:"NGJYRA DASHURIE"
E P A T H Ë N A
Të gdhendura në zemër,
I kam fjalët që thamë
kur u ndamë!
Me këtë letër po t'i çoj
t'i lexosh...
të më kujtosh!
Më the:
- Po më ik, e dashur,
Me zogjtë shtegtarë!...
Ah,kjo stinë dimri,
Do na shkojë të ndarë!
Të thashë:
- Eh,sa egoiste
Qënka dashuria!
Më bën të mendoj
Veç vuajtjet e mia!
Beso: Janë lule
Dhimbjet nga malli;
Halli më i madh,
Mos të shuhet,ty, zjarri!
...Dhe dije!
Një dëshirë
e mbajta
të fshehtë,
Se për ty,i dashur,
Nuk do ish e lehtë.
-Prano
- do ju thosha -
Si me shkop magjik,
T'ju vë në gjumë letargjik
Me PUTHJEN E LARGIMIT,
Për t'ju rizgjuar në kthim
Me PUTHJEN E TAKIMIT!
28 mars 2026