“Referendumi i Turpit”-Dritan Mardodaj

Dritan Mardodaj

 
Duan me dalë disa majmunë
Me biçim "referendum"
I kanë blerë disa besëprema
Për me marrë kalanë nga mrena.
Këta sdromsë në parlament
Duan t’bëjnë “amendament”
Ku di kjo ripjellë maliqi
Se çfarë është projektligji?!


Greku këta i financon
Për t’pushtuar vendin tonë
Se kanë dalë ca bukëshkalë
Që bëjnë si “minoritarë”.


Këta horra dhe spiunë
Duan t’bëjnë “referendum”
Jo për mirë, por për zullum
I ke veç për t’prishur punë.


Duan t’sjellin me autobuz
Ca gjakprishur pa namuz
Që si qesh as sy as buzë
Këta të fëlliqë kaptinkarpuz.


Që t’votojnë këta hileqarë
Kundër popullit shqiptar
Këta besëprerë dhe tradhëtarë
Që bëjnë si “minoritarë”.


Duan me marrë me djallëzi
Ca komuna n’jug, n’Shqipëri
Do kërkonkan këta faqezinj
Një biçim “aftonomi”?!


Madje flasin këta qafirë
Edhe për “vorio epir”
Me një zonë imagjinare
Duan me vjedh trojet shqiptare?!


Me ligj lufte në fuqi
Flasin për “demokraci”
Edhe duan “aftonomi”
Këta laro delenxhinj?!


Këta që shitën kombësinë
Tashmë duan me shit Shqipërinë
Që t’a kenë mirë me Greqinë
Shesin motrën dhe shtëpinë.


Gërmën “s” i shtojnë mbiemrit
Për t’i bërë qejfin helenit
Në Ballkan, pra më besëpremit
Ku i ke çomt e Kel Demit?!


Duan me marrë dhe Konispolin
Duke mbështetur gogolin?!
E tha plaka nga Filati
– Shumë Besëprerë, ai i gjati!
Dhe plaku nga “Ali Demi”
– I gjati, është Problemi!


Do mbahet mend thanë të urtit
Si referendumi i turpit
Ky mision antishqiptar
Do shënohet në vjetar.
Nuk e don as Perëndia
Këdo "falet tek Greqia"
Kush punon kundër Shqipnisë
Pastë Ndëshkimin e Perëndisë!