
LEMZA
Lemza ,seç e zuri hënën
Shpejt, telefonon të ëmën
Nënë ,ti më ke kujtuar ?
Jo , tha : nëna e hutuar.
Unë bijë isha në gjumë
Për ty kam mall shumë
Ç’të bëri të mendosh ?
Në k’të orë t’më telefonosh?
Lemza ,lemza nënë mua më zuri
Mendimet tek ty m’i shpuri
Ndoshta është dikush tjetër?
Emrin do t’ia shkruaj në letër.
Dielli është, e lumtur shkroi
Dhe pse kurrë s’e takoi
Lemza, menjeherë pushoi
Zemrën, hënës ia gëzoi.
Asnjeherë nuk takohen
Në një qiell frekuentohen
Në mbëmje dhe në agim
Nga larg japin një përqafim.
DIELLI KOLLITET
Dielli kollitet në qiellin e kaltër
Si nje plak i lodhur pas një rrrëfimi
Rrezet shperndan në ajrin e pastër
Janë rreze të ngrohta,rreze shërimi.
Retë i afrohen si miq besnikë
E mbështjellin me heshtje e dritë
E përdorin gjithmonë këtë taktikë
Që dielli më shumë të shndritë.
Kur bie mbrëmja ai qetësohet
Kollën e fsheh pas ngjyrash zjarr
Nata vjen butë ,gjitçka harrohet
Dielli nesër do zgjohet, sërish si ar.