Përhumbje-Zanë Mehmeti

Përhumbje

Ç’mëkat, që dua ta mësoj ngjyrën e atyre syve?!
Ç’mëkat që dua ta shpojnë bebzën e syve të mi,
duke… më parë?!
Si etje që s’ka emër,
një dije e lashtë
që zgjohet kur e harroj veten.
Sytë nuk kërkojnë ngjyrë;
kërkojnë përhumbje.
Nuk dua t’i shoh,
dua të zhdukem në ta.
Aty ku shikimi s’është më shikim,
por kalim.
Aty ku ndahem nga uni
pa zhurmë, pa kthim.
Nëse është mëkat,
atëherë është mëkat i dritës,
që nuk mjaftohet të ndriçojë,
por do të bëhet zjarr.