Penë e hollë-Kasam Shaqirvela

PENË E HOLlË

Poezi nga libri i 149-të, “S’ndalen vullkanet”

*

(krijuesve n’dashuri)

Pena juaj aq e hollë…

Gdhend fjalë me delikatesë

E ngjall atë që e dashuron,

Atë që e do se lë të vdesë.

Edhe fjala është e tillë

Sikur gurra gurgullon

Herë si mjalti rri në dyllë

Herë si thumbi të sëmbon.

Pra, është fjala e ëmbël

Që dashurinë e ngjall

Po është dhe fjala e sert

Që zemrën fort e ndez

A shpirtin flakë e kall..!

Atdheut kur ia prek dhimbjen

Dhe sagën q’e thur shpirti i poetit

Dashuria me bindjen i bëhen një

Ngrihen e ulen si valët e detit.

© K. Sh.