Mbrëmjeve të vona!Miranda Troci Derti

Mbrëmjeve të vona!

Magjinë e orëve të vona shtratit trazuar.

Bërë skllav mistershëm në natën përflakur.

Dita zbulon zbardhur epshet maskuar.

Dëshirash pa fund pa mend tulatur.

Trazirës së mesnatave maskash zbuluar.

Shtratit dhe shtirjes deri në eter.

Syresh gënjeshtarë nën gacë mbuluar.

Pacipërisht klani luhet nën epsh dhe terr.

Shêët zërat e natës por dita zbardhë lakuriqësitë.

Loti që derdhet sheshit dalin ligësitë.

Ego drithëruese del hapur në arrati.

Pas perdes së sedrit mbuluar në eufori.

Në rrethin e zërave se zë diellin me pluhur.

Mbytur lloçë dufin ku je futur.

Lavdisë vëri kapak përfundimisht pa hezitim.

Përuljes nën këmbë damash fundosur në nênshtrim.

Shkroi.

Miranda Troci Derti.

Reç Dibër.