Aty në Tiranë-Petro Sota

ATY NË TIRANË.

————————

Si britmat e çakenjëve,

kur janë të tërbuar,

Në ballon pa maska,

fytyra të deformuara,

Njëqind e dyzeta,

s’është numër i trilluar,

Janë deputetët në tempull,

që populli i ka votuar.

Të ndarë në grupe,

me sharje të ndyra,

Në vesh do na mbeten,

britma lemerije,

Mjegulla si blozë,

i ka nxirë në fytyra,

Në një guzhinë po gatojnë,

një çorbë që s’ka shije.

Me nofullat e nxjerra,

si statuja të zverdhur,

Ndërsa era e vjeshtës,

britmat ia rrëmbeu

Në sheshin e Tiranës,

në bronx i derdhur,

I vetëm e madhështor,

qëndron Skënderbeu.

Petro Sota 3 tetor 2025