Nexhat Bexheti

Kaluan, disa vite
Pa,luajtur vendin
Me krahë hapur
Me shikime,nga qielli
Që kur të zbresësh
Ti engjëll i shpresës sime .
Të mos lëndohesh
Në këto godina kaotike
Të mos gërvishtesh
Nëpër këto degë t’thata
Prej drunjëve të qytetit tim
Të mos pluhurosesh
Nga pluhuri i rugëve tona.
Që mos t’ët rrëmbejnë vërshimet
Mos t’ët vërejnë përfolësit
Mallkuesit mos t’ët mallkojnë.
Piktorët naiv mos t’et pikturojnë
Laviret mos t’ët imitojnë
Drogaxhinjtë mos t’ët infektojnë
Nga këto mos u ndiko ti Engjëll.
Vendilindjen të m’a bekosh
Të mësohesh,këtu me mua të jetosh
Edhe tjerëve shpresë jete t’u dhurosh
Nga e keqja neve gjithve të na mbrosh.