Duke e pritur Engjëllin-Nexhat Bexheti

Nexhat Bexheti

Kaluan, disa vite

Pa,luajtur vendin

Me krahë hapur

Me shikime,nga qielli

Që kur të zbresësh

Ti engjëll i shpresës sime .

Të mos lëndohesh

Në këto godina kaotike

Të mos gërvishtesh

Nëpër  këto  degë  t’thata

Prej drunjëve të qytetit tim

Të mos pluhurosesh

Nga pluhuri i rugëve tona.

Që  mos t’ët rrëmbejnë vërshimet

Mos t’ët vërejnë përfolësit

Mallkuesit mos t’ët mallkojnë.

Piktorët naiv mos t’et pikturojnë

Laviret mos t’ët imitojnë

Drogaxhinjtë mos t’ët infektojnë

Nga këto mos u ndiko ti Engjëll.

Vendilindjen të m’a  bekosh

Të mësohesh,këtu me mua të jetosh

Edhe tjerëve shpresë  jete t’u dhurosh

Nga e keqja neve gjithve të na mbrosh.