Shpata e trimit -Elham Pasha 

Shpata e trimit ~ p o e z i ~

Kur tē vish tatpjet, nga fusha ,

vish corapet e shkurtra .

Mos e fshi ,atē qē tē lash tek gusha !

Jam djalē me turp, nuk kam llustra…

***

Llustra e fjalēs ,ēshtē balta e fushēs,

e ti, m’i fshije me curilē burimi.

A, i mban mēnd kēshtjellat e gushēs ?

Qeshje, se nuk mbaja dot, shpatēn e trimit.

***

Sa larg ēshtë currila me ngjolin e fjetur?

Pērgjigjen e gjenim nga syri tek buza.

Ti mė zbrisje nga shkēmbi ,ku kisha mbetur.

Dėborēn s’e njihja ,vetēm baltēn nē muza.

***

Kur tē zbresēsh, tatpjetê nga fusha ,

sillēm hartēn , ku kērcejnë sorkadhet .

Gjurmēt e valleve ,s’i mbulon gēmusha,

se kēngēt e thēllēzave, vlejnē dhe pēr sazet.

***

Kur tē varesh, tatpjetē nga fusha ,

zbērthej kopset e jelekut.

Ėshtē me frikē, shtegu ku kalon mushka,

por ti,mē mēsove si lidhet rrypi i dyfekut.

ELHAM PASHA