Lojë me puthje-Anelja Lako

LOJË ME PUTHJE-

Luajmë me të shenjtën puthje,

Duke u endur përmbi shtrat,

Si me një top ma jep, ta jap,

Unë s’ta jap, ti ma merr dot?

Në shtrat edhe vetëm një “dot”,

Bëhet si me magji, një botë,

Hënë për mua, yll për ty,

Botë e vetme për ne të dy….

Hëna zbret në mollë si zog,

Nis edhe vrapon mes mollësh:

“Dot, ti mollë e èmbël moj

Ah, puthjen, a ma merr dot!”?

Të puth unë, pastaj më puth ti,

Puthja zë përndizet yjeve,

Herë erë, herë mollë, Pastaj shtrat e qiell,

Por përherë është hëna jonë.

Ta marr unë, pastaj ma merr ti,

Ma merr ti, e sërish ta marr.

Eja po munde, vidhma përsêri,

Meqë s’ma merr dot, pa puthje fli tani…

Dhe sot hën’ e plotë vjen e nuk shkon,

Sillet si një top i artë nëpër tonën dhomë

Mes buzëve tona lozonjare,

Nis e shkrihet përgjithmonë……

-ANELJA LAKO-(ripostim)